BallinaAktualitetJorida Tabaku: Komisioni Venecias e tha qartë, ligji i pronave i vitit...

Jorida Tabaku: Komisioni Venecias e tha qartë, ligji i pronave i vitit 2015 nuk e kthen pronën

spot_img
spot_img

Ish-deputetja e PD-së, Jorida Tabaku thotë se Komisioni i Venecias në raportin e saj e ka thënë qartësisht se ligji i pronave të vitit 2015 nuk e kthen pronën

Në një postim në facebook, Tabaku shkruan se ligji i vitit 2015 nuk është eficent, nuk njeh konceptin e pronës dhe është dhe ka mospërputhje me konventat ndërkombëtare.

Postimi i plotë:

Draft opinioni i Komisionit te Venecias i Publikuar sot përveçse rrëzon skemën e qeverisë për ligjin e Finalizimit të Procesit të transferimit të pronësisë jep dhe një vlerësim të rëndësishëm për Ligjin e Vitit 2015 të kompensimit të pronës.

Mgjs nuk është në mandatin e tyre Komisioni Venecias i ka dhënë një përgjigje të merituar qeverisë që në 6vjet ka marrë mbi 3 iniciativa të kthyer në ligj me subjekt pronën. Media raporton se në vendimin paraprak të Komisionit të Venecias evidentohet qartësisht problematika me kthimin e Pronës tek pronarët legjitim.

Komisioni vë në dukje çfarë opozita ka vite që e përmend. Qeveria nuk i rikthen pronën tek i zoti pasi dëshiron ta përdorë për interesa gjoja publikë, praktikisht i mohon një të drejtë të njohur pronarit duke e mbuluar me klauzolën publike që në thelb është interes privat i kryeministrit.

Kjo skemë e njohur për qytetarët e Tiranës sepse është përdorur rëndom nga kryeministri kur qe kryetar bashkie, është rrëzuar edhe nga Komisioni Venecias. Ligji i vitit 2015 nuk është eficent, nuk njeh konceptin e pronës dhe është dhe ka mospërputhje me konventat ndërkombëtare.

Mekanizmini vitit 2015 është antikushtetues, shkel të drejtat e njeriut dhe të drejtën e pronës. Beteja për pronën është një nga ato nisma që do të shndërrohen në ligje në ineres të qytetarëve ditën e parë të PD-së në qeveri.

Zaptimi i pronës private e publike, ligjet speciale që cënojnë të drejten e pronës, ligjet e teatrit dhe te aeroportit të Vlores që shkelin dhe MSA-në, ligje si ai i investimeve strategjike dhe korporatës së investimeve që janë qartazi klienteliste edhe kanë cënuar rëndë të drejtën e pronës!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular