BallinaPolitikeNegociatat/“30 vite, notuam kundër rrymës”, Bushati kritika politikës : Duhet një konsensus...

Negociatat/“30 vite, notuam kundër rrymës”, Bushati kritika politikës : Duhet një konsensus kombëtar

spot_img
spot_img

Ish-ministri i Evropës dhe Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati u tregua ashpër dhe kritik  ndaj maxhorancës dhe opozitës në lidhje me qëndrimet që kanë mbajtur për procesin e hapjes së negociatave me BE.

Ai tha se kushtet e Gjermanisë të listuar ndaj Shqipërisë nuk duhet të përdoren për të bërë politikë, por duhen parë si detyra shtëpie, të cilat i duhen shoqërisë sonë për të ngritur themelet e zhvillimit të përbashkët, ku të gjithëve t’u jepet mundësia e të barabartëve përballë ligjit dhe kudo tjetër.

Ish-ministri i jashtëm theksoi se në tre dekada Shqipëria ka notuar kundër rrymës, ndërsa shtoi se sot vendi ka nevojë më shumë se kurrë për një konsensus kombëtar.

“E të gjithë së bashku, sot jo vetëm po kërkojmë çeljen e bisedimeve me BE, por edhe po shprehim mbështetjen për këtë proces. I gjithë debati politik dhe publik, është disa artificial. E para  qëndrimi i Gjermanisë nuk duhet ta në vijë surprizë. Gjermani është vendi që ka investuar më shumë  në Ballkan.  Në këtë kontekst, pavarësisht se flasim për kushte, besoj se si shqiptarë të mirë që jemi, duhet të flasim për të rritur standardet në jetën e përditshme.Lufta politike në vend është absurde. Leksioni numër një që kam nxjerrë për këtë proces, që të përparojmë na duhet një konsensus kombëtar. Ne kemi notuar kundër rrymës. Të notosh kundër rrymës ti nuk ke suksesin  që kërkon. Prandaj kam propozuar një pakt për Evropës, nuk diskutohet se barrën kryesore e ka qeveria, por jo vetëm. Reforma zgjedhore është një vit e gjysmë që është në tryezën zgjedhore.  Ne duhet të kemi guxim për të projektuar të ardhmen e fëmijëve tanë. Duke qenë të vetëdijshëm, që secili prej nesh mund të lë karrierën politike në këtë vend. Duhet gëzuar për reformat që i duhen këtij vendit. Çështje kryesore në këtë themel është : ku jemi ne? Ikën 30 vite. Jemi vendi që nuk na janë ndarë për 30 vjet, çështjet e reformës zgjedhore dhe asaj të reformës në drejtësi. Një 30 vjeç sot pyet pse është ndryshe nga një moshatar i Bullgarisë. Sot duhet ta adresojmë barazinë mes qytetarëve, duke shtruar themelet e përbashkët të kësaj shtëpie”-tha ai.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular