BallinaKryesore"Reformë pa opozitën”, Lulzim Basha i kujton Ramës kushtin e Bundestagut: Me...

“Reformë pa opozitën”, Lulzim Basha i kujton Ramës kushtin e Bundestagut: Me kë do e bësh, me Doshin?

spot_img
spot_img

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një komunikim me mediat iu përgjigj kryeministri Edi Rama, i cili theksoi sot në Kuvend se do ta bëjë reformën zgjedhore edhe pa opozitën. Sipas Bashës, kjo nuk ka për të ndodhur, pasi bashkëpunimi me opozitën është një nga kushtet që ka përcaktuar Gjermania.

“Vendi ka mbetur në marsh indietro dhe Edi Rama krekoset dhe tregon me gisht fajtorët imagjinarë. Dështimet po i paguan populli, rinia, fermerët. Ju po paguani për dështimin spektakolar të Edi Ramas. Në vend që të  gjendte zgjidhje për problemet, solli më shumë probleme.  Korrupsionin e futi në çdo zyrë të shtetit. Ka ardhur koha të hapë krahun, për një vizion të ri për të nxjerrë vendin nga kriza. Nuk e meritojnë shqiptarët të qëndrojë pas Maqedonisë së Veriut. Ne nuk e meritojmë të qëndrojmë prapa. Ne jemi një popull i zgjuar dhe i talentuar. Na duhet një drejtim i ri dhe ky drejtim na duhet shpejt dhe ky vjen përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Për këtë arsye përtej llafeve të bukura, batutave dhe fjalimeve bosh, ne kemi propozuar një plan të qartë, i cili i hap rrugë  reformës politike dhe zgjedhore ne vend dhe plotësimet të nëntë kushteve të Bundestagut dhe nxjerrjen e vendit  nga kriza. Plani është mbi tavolinë dhe ta zbatojë, për hir të qytetarëve shqiptarë ose të hapë krahun. Kjo është një betejë për ta nxjerrë Shqipërinë nga kriza. Tani është momenti të marrim  përgjegjësitë. E ke në kushtet e Bundestagut për reformën zgjedhore, nuk mund ta bëjë pa opozitën. Me këtë do ta bëj: me Tom Doshin, Çyrbjan, Dakon? Ai ka degraduar zgjedhjet dhe prandaj nuk hyjmë në Europë.  Ky është shansi i fundit i PS, që të kontribuojë për zgjidhjen e krizës politike. Opozita ka marrë përgjegjësitë e saj dhe ka hartuar një plan me pesë pika dhe ta zbatojnë, jo për hir të Bashës por për qytetarët shqiptarë. Mos të fshihet pas  dështimeve””-tha Basha.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular