BallinaIntervistaTakimi kokë më kokë me Bashën, Kryemadhi: Do e shohim ditët në...

Takimi kokë më kokë me Bashën, Kryemadhi: Do e shohim ditët në vazhdim, kam informacione se brenda Policisë…

spot_img
spot_img

“Ekonomia shqiptare sot jo vetëm është e rrënuar por është në një krizë, por çfarë do të shikojmë dhe do ta ndjejmë në ditët në vazhdim është që dhe vetë administrate dhe vetë institucionet shtetërore do të ngelen në nivelin zero për marrjen e pagave të tyre”.

Kështu u shpreh sot ne nje interviste per Report tv, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, e cila nder te tjera zbardhi edhe detaje nga takimi i pak diteve me pare me kreun e PD Lulzim Basha, nje takim koke me koke.

Sakaq, nder te tjera ka theksuar se eshte e gabuar ideja e krijuar ne opinionin publik, se ka nje zbutje te qendrimit opozitar.

Pak ditë më parë keni pasur një takim kokë më kokë me zotin Basha, mund të na thoni për çfarë folët?

Jemi në një proces për përgatitjen e strukturave të partisë në terren. E dyta, në ngritjen e grupeve të punës të cilat kanë filluar të ngrihen që po punojnë për platformën dhe paketën anti-krizë. Sepse paketa anti-krizë nuk është vetëm zgjidhja e uljes në tavolinë të opozitës me maxhorancën. Paketa anti-krizë ka dhe situatën ekonomike. Sepse në fund të ditës shqiptarët nuk duan t’ia dinë foli Luli me Monën me Ramën apo nuk folën. Njerëzit duan a kanë punë nesër, a do kenë ujë në çezmat e tyre, a do kenë mundësi të paguajnë për shkollën e fëmijëve, për librat. Ekonomia shqiptare sot jo vetëm është e rrënuar por është në një krizë, por çfarë do të shikojmë dhe do ta ndjejmë në ditët në vazhdim është që dhe vetë administrate dhe vetë institucionet shtetërore do të ngelen në nivelin zero për marrjen e pagave të tyre. Një informacion që kam, disa struktura të Policisë së Shtetit nuk kanë arritur të marrin pagat që duhet t’i merrnin në datën 1 tetor.

Në media flitet se pas protestave të shkurtit deri në qershor mund të themi, duket se ka një zbutje të opozitës përsa i përket kërkesës së saj për zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe me kërkesën e vetme për largimin e Edi Ramës…

Nuk ka zbutje, ka një ndryshim të qëndrimit të ndërkombëtarëve dhe ju duket njerëzve sikur ka zbutje opozita. Opozita nuk ka ndryshuar asgjë në qëndrimin e saj, ka djegur mandatet, ka bërë platformën e saj anti-krizë. Kemi një raport të OSBE-ODHIR, që hedh poshtë jo vetëm votimet e 30 qershorit por ka bërë një skaner të gjithë sistemit shqiptar dhe ndërkohë kemi sot 9 kushtet e Bundestagut gjerman, të cilat kanë të bëjnë jo vetëm me klasën politike por kryesisht kanë të bëjnë me mazhorancën. Dhe njerëzve ju duket sikur jemi zbutur ne. Nuk jemi zbutur ne.
Sot Bundestagu gjerman ka folur me atë ç’fliste opozita në shkurt, që të gjithë na quanin ose na etiketonin si radikalë dhe refraktar, kur ndërkohë kemi një pozicionin të institucioneve ndërkombëtare të cilat kanë filluar dhe janë zgjuar. Për hir të së vërtetës opozita mori një vendim ekstrem politik që nuk ka ndodhur ndonjëherë. Ishte si të themi një vetëvrasje politike, është e vërtetë por nuk jemi bërë pishman në asnjë moment sepse sot e kësaj dite ne kemi një raport të OSBE-ODHIR që flet për reformën në drejtësi që përdoret nga qeveria dhe mazhoranca për të kërcënuar gjyqtarët që të japin vendime gjyqësore në favor të tyre, kemi këtë raport që gjykon 3 herë, që nuk ka bërë vaki të thotë në 3 paragrafë që prokuroria nuk ndëshkon krimin elektoral. Dhe mungesa e ndëshkimit të krimit elektoral intimidon qytetarët që të shkojnë të votojnë. Kemi një raport që çfarë do që ka ndodhur në zgjedhjet e Shqipërisë kurrë nuk është cituar Komisioni Qendror i Zgjedhjeve si një instrument politik.
Edhe në 1997 që raporti ka qenë po e njëjta ambasadore që ka bërë raportin e OSBE/ODHIR kundër zgjedhjeve të 1996 të Sali Berishës, pra në të gjitha proceset zgjedhore që nga 91’ deri në 2019 asnjëherë KQZ, nuk është anatemuar nga raportet e OSBE-ODHIR, si një instrument i kapur politikisht ose që është kthyer në një seksion politik partiak. Pra janë të gjitha gjërat ato që ne kemi thënë. Mos të harrojmë që ky raport na ka bërë një skaner të instrumenteve shtetëror dhe sesi është i gjithë procesi dhe sistemi. Por nga ana tjetër mos të harrojmë që 30 qershori dhe loja që bëri opozita për hir të së vërtetës , pritshmëritë që Edi Rama i karikoi ndërkombëtarët sikur opozita do bënte qametin dhe për hir të së vërtetës zgjedhje nuk kishte, kishte votime. Ky ishte një trik mund të themi që opozita përdori, pavarësisht se njerëzit pranë Ramës mund ta quanin tërheqje, sepse donin që ne të kapnim armët dhe të vrisnim policë shqiptarë, të vrisnim vëllezërit tanë socialistë. Sepse unë mund të them që një nga kushërinjtë e mi ka qenë komisioner i PS-së në një qendër votimi. Çfarë do të thotë kjo? Që do shkoj të vras kushëririn tim? A e kishte ky pushtetin në dorë? Se Sandër Lleshi kështu tha që situata ishte e menaxhueshme, atëherë si paskan pasur frikë këto? Populli paska qenë i qetë se këtë ka thënë Sandër Lleshaj për Komisionin e Venecias, që nuk kishte dhunë, nuk kishte frikë sepse ne e menaxhonim dhe e kontrollonim të gjithë situatën. Tani del dhe thotë që njerëzit nuk erdhën në zgjedhje se kishin frikë. Pra, kemi dy standarde. Dhe së dyti, duhet të kemi diçka parasysh: Merrni shikoni hartën e kryetarëve të bashkive në gjithë Shqipërinë. Edi Rama në 30 qershor kishte shansin të vendoste edhe një vajzë 18-vjeçare për kryetare bashkie. Kudo. Dhe nuk e ndalonte asnjëri. Nuk do ta shante asnjëri. Se nuk u mor opozita të bënte fushatë kundër kandidatëve të z. Rama, përkundrazi.
Dhe Kodi Zgjedhor që ne kemi miratuar i jep mundësi çdo kryetari bashkie apo çdo listë kandidatë këshilltarësh, zgjidhet edhe në qoftë se merr pjesë edhe një votues. Pra, në çdo këshill bashkiak edhe po të kishte marrë pjesë 1 votues, kryetari i baskisë zgjidhej edhe me një votë, po ashtu edhe këshilli bashkiak. Pra, ky edhe pse kishte këtë lloj mundësie, nuk ndenji dot pa futur duart te kutia. Mblodhi prapë gjithë kriminelët me precedentë penalë. Pra sot stampën dhe vulën e Partisë Socialiste e kontrollon krimi i organizuar. Në Shkodër për shembull ti ke sa të duash burra dhe gra socialistë të ndershëm që mund t’i merrte. Po ashtu edhe në Vorë. Pra çfarë ka ndodhur? Ka ndodhur që ky njeri nuk shkëputet dot. Mirë kandidatët që zgjodhi, po duart pse i futi në kuti ky? Iu desh 1 muaj për të nxjerrë rezultatin duke qenë vetë Ali, vetë Kadi. Ky prapë, edhe kur është vetëm, nuk rri dot pa futur duart te kutia e votimit.
Pra, kjo është ajo që themi ne që: vesi del me shpirtin! Vesi i zgjedhjeve Edi Ramës nuk ka për t’i ikur deri në fund. Sepse ai ka frikë. Ai që kur nuk pranoi të hynte, duke qenë kryeministër, të hynte në një proces zgjedhor për kryetar partie, me Ben Blushin në Partinë Socialiste, do të thotë që ky nga procesi zgjedhor ka frikë, dhe ky kurrë nuk do të pranojë as reformë zgjedhore dhe kurrë nuk do të pranojë as proces zgjedhor. Prandaj me të drejtë opozita kërkon zgjedhje me një qeveri tranzitore. Pavarësisht se unë vetë si Monikë, personalisht kam komplet po themi qëndrim tjetër, por në logjikë, edhe në garancinë që u duhet dhënë qytetarëve, ky njeri nuk u garanton njerëzve zgjedhje të lira dhe të ndershme. Edhe socialistëve vetë ky nuk i garanton zgjedhje të lira dhe të ndershme. Dhe ky është një nga kushtet e domosdoshme, që një qeveri tranzitore, që garanton një proces, që kthen besimin te vota e lirë dhe e ndershme, do të jetë e domosdoshme. Por i vetmi njeri që nuk e garanton këtë gjë është Edi Rama.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular