BallinaKronike“Të lutem mos e merr armën, aman mos i vrit ata”/Flasin 2...

“Të lutem mos e merr armën, aman mos i vrit ata”/Flasin 2 kunatat që s’mundën ta ndalonin tragjedinë në Klos

spot_img
spot_img

Konflikti për gardhin që solli tre viktima, dy kunatat rrëfejnë ngjarjen e rëndë të ndodhur para syve të tyre. Minushe Dakuci, 47 vjeçe, bashkëshortja e Kujtimit dhe nëna e Floget Dakucit kanë dëshmuar në Polici se vendosja e një gardhi mes banesës së tyre dhe vëllait të bashkëshortit u bë shkak për shpërthimin e një konflikti që vlonte prej vitesh mes dy familjeve.

Shkak ishin mosmarrëveshjet për një sipërfaqe të vogël toke. Edhe pse babai i tyre 88-vjeçar jeton ende, sërish nuk ishte arritur të gjendej një zgjidhje për këtë konflikt. Lime Dakuci, 53 vjeçe, bashkëshortja e autorit, Kujtim Dakuci, ka rrëfyer para grupi hetimor se iu lut që të mos përdorte armën kundër vëllait të tij, por gjithçka në fund ka rezultuar e kotë.

Gruaja e Kujtim Dakucit është shprehur për Policinë se prej 15 vitesh janë ndierë të dhunuar nga Sali Dakuci. Ajo ka deklaruar se nuk janë ndierë aspak të qetë, as në shtëpinë e tyre, pasi Saliu ishte person i dhunshëm dhe i rrihte të gjithë. Për zënkën e fundit që përfundoi në tragjedi, u bë sebep ngritja e një gardhi me mjete rrethanore mes dy oborreve të banesave të vëllezërve në fshatin Xibër të Klosit. “Kujtimi dhe Flogeti po rregullonin gardhin poshtë shtëpisë, ka sqaruar gruaja e Kujtim Dakucit.

Teksa ata punonin, erdhi Saliu dhe u tha: Ikni prej këtu, është toka ime, nuk u lë ta ndërtoni gardhin. Unë i thashë burrit dhe djalit të largoheshin, por nuk pranuan”, është shprehur Minushe Dakuci. Pas debatit me fjalë dhe fyerje, Flogeti, i rritur me sherrin e pandalshëm mes babait dhe xhaxhait, ka rrëmbyer një dru dhe ka qëlluar disa herë Saliun, xhaxhain. Ky gjest i tij e ka acaruar më shumë situatën, pasi Saliu ka lëvizur me shpejtësi drejt banesës dhe ka rrëmbyer armën që mbante pa leje. Në këto momente, ka qenë bashkëshortja e Saliut që ka bërë të pamundurën të ndalte burrin e saj.

“Të lutem mos e merr armën, aman mos i vrit ata”, kanë qenë fjalët e bashkëshortes së Sali Dakucit. Ajo e ka ndjekur këmba-këmbës burrin, por 53-vjeçari ka vrapuar për te gardhi ku punonin Kujtim e Floget Dakuci. Pa folur fare ka qëlluar në gojë vëllain e tij Kujtimin dhe në shpatull nipin. Skenën e krimin e kanë parë nga afër dy kunatat, dy bashkëshortet e Kujtim e Sali Dakucit. Ato nuk kanë pasur asnjë mundësi të ndalnin vrasjet. Të shtënat janë dëgjuar në të gjithë fshatin rrëzë maleve. Por, pa mbërritur ende pranë shtëpive Dakuci, janë dëgjuar të tjera krisma. Pak metra larg shtëpisë, Sali Dakuci qëlloi veten në kokë. Zënkat mes dy familjeve Dakuci kanë nisur prej shumë vitesh.

Për këtë, pleqëria e fshatit dhe të afërm të dy vëllezërve u përpoqën që ta zgjidhin konfliktin mes tyre, por një gjë e tillë është refuzuar nga palët. Çështja në një rast ka përfunduar dhe në Gjykatën e Burrelit. Bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur në vitin 2010, ku Minushe Dakuci akuzoi vjehrrin Liman Dakuci dhe kunatin Sali Dakuci për ushtrim dhune. Në vendimin e Gjykatës, që mban datën 20 mars 2012, thuhet se shkak për nisjen e konfliktit është bërë një gjel. Minushe Dakuci kishte paraqitur në Gjykatë një ekspertizë mjeko-ligjore për të dëshmuar për dhunën e ushtruar ndaj saj dhe dëmtimet që kishte marrë në krah.

Por, sipas Prokurorisë së Burrelit, kjo nuk mjaftonte dhe për këtë arsye, Sali dhe Liman Dakuci u shpallën të pafajshëm. Gjithashtu, nga denoncimi i 47-vjeçares u zbulua fakti se ajo ishte përfshirë edhe në një sherr me kunatën, Lime Dakucin. Kjo e fundit pranoi ta falte, duke bërë që Gjykata të mos japë dënim. BURREL/ ALBI LALA/Panorama

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular