BallinaKronikeBleona Mata u rrëmbye nga një kroat? Arrestohet në Kroaci “tmerri i...

Bleona Mata u rrëmbye nga një kroat? Arrestohet në Kroaci “tmerri i fëmijëve”…

spot_img
spot_img

Një shtetas kroat është arrestuar në Kroaci, pasi dyshohet se ka rrëmbyer 4 fëmijë shqiptarë. Sedat Toskiç 33 vjeç i cili dyshohet për mashtrim, është ndaluar, ndërsa ndihmësja e tij, Sanja Kristo, 35 vjeç, po hetohet në liri pasi pranoi rolin e saj në përpjekjen për të kontrabanduar fëmijë.

Pikërisht, Toshiç, i cili është i njohur për policinë për falsifikim dhe trafikim njerëzor, tani dyshohet se ka provuar të kontrabandojë katër fëmijë shqiptarë në Kroaci duke falsifikuar çertifikatat e lindjes. Tosiç ka rrëfyer në polici rrëmbimin që dyshohet se iu ka bërë fëmijëve dhe ka përmendur edhe emrin e Sanja Kristos.

Pasi u dyshua se kishte falsifikuar dokumente për fëmijë, ai regjistroi atë si nënë e fëmijëve.  Bazuar në këto dokumente, katër shqiptarë të vegjël duhej të transferoheshin nga Maqedonia e Veriut në Zagreb, dhe nuk dihet për momentin se çfarë duhet të ndodhë me fëmijët, ose nëse destinacioni i tyre i fundit duhet të jetë Zagrebi ose një nga vendet e BE.

Tani për tani, dihet që Sanja Krišto, së bashku me Toskić dhe çertifikatat e lindjes së falsifikuar, u paraqitën në zyrën e regjistrit në Sesvete. Aty, sipas informacioneve jozyrtare, ata madje arritën të regjistrojnë fëmijë në librin e lindjes. Por kur u përpoqën ta bëjnë këtë në Zaprešić, zyrtarët vunë në dyshim origjinalitetin e dokumenteve dhe thirrën policinë. S. Kristo e pranoi aktin, kështu që gjykatësi hetues në Gjykatën e Qarkut të Zagrebit nuk urdhëroi burgosjen e saj, ndërsa Toskiç u mbajt në paraburgim.

Dyshohet se në mars të vitit 2010 ai rrëmbeu edhe Mitat Ibraimin afër Shkupit dhe në maj po të këtij vitit rrëmbeu edhe Bleona Matën nga mali Pikëllime i fshatit Zapot në Kukes.

Gazetari nga Maqedonia e Veriut, Nevrij Ademi ka raportuar të tjera detaje. “Ky shtetas kroat me emrin Sadat Toskic dyshohet se ka hyrë disa herë në territorin tonë dhe kuptohet qëllimi, ai i rrëmbimit të fëmijëve. Unë jam munduar të bëj disa verifikime këtu në Maqedoni edhe nëpërmjet policisë por kam folur edhe me banorët e zonës së vogëlushit Mitat Ibraimi. Policia ende nuk na ka dhënë një përgjigje zyrtare dhe në ditët në vijim do ta kemi. Por, banorët kur e kanë parë foton dhe lajmin, disa e konfirmojnë se e njohin si fytyrë, disa të tjerë nuk e njohin.

Padyshim që institucionet tona janë informuar nga Kroacia për katër fëmijët e rrëmbyer në 12 mars të vitit 2012. Dyshojmë se fëmijët u rikthyen pranë familjes, këtu në Maqedoninë e Veriut dhe emrat nuk u bënë kurrë publike nga institucionet, për të ruajtur anonimatin e të miturve. Problemi qëndron se ne lajmet kroate shkruhej se shtetasi Sadat Toskic u kap flagrancë duke regjistruar 4 fëmijë, por akuzohet edhe për rrëmbimin e fëmijëve të tjerë. Dyshohet se në mars të vitit 2010 ai rrëmbeu edhe Mitat Ibraimin afër Shkupit dhe në maj po të këtij vitit rrëmbeu edhe Bleona Matën nga mali Pikëllime i fshatit Zapot në Kukes.”- u shpreh gazetari.

Si ndodhi rrëmbimi i Bleona Matës

Bleona Mata në vitin 2010 ishte vetëm 6-të vjeçe dhe humbi kontaktet me familjen në një mënyrë shumë të çuditshme pasi në momentin e humbjes së saj, ajo ishte e shoqëruar nga 5 vajza të tjera. Të gjitha vajzat ishin kushërira të Bleonës, dhe familja e saj i akuzon për humbjen e vogëlushes që tashmë është 15 vjeçe, nëse ajo është gjallë. Para disa vitesh mamaja e Bleonës shprehej:

“Kam biseduar me drejtorin e Policisë së Kukësit, me prokurorë, ndërsa në Tiranë kam biseduar edhe me hetues te Krimet e Rënda. Çështja e Bleonës ka mbërritur deri në Parlament e në mbarë botën dhe ende nuk po gjendet vajza ime. Unë akoma nuk po e besoj dot se në çfarë vendi po jetojmë ne, pasi vajza ime vazhdon të jetë e zhdukur dhe 5 vajzat e tjera po vijojnë të jenë ende të lira, kur ato janë kriminele për zhdukjen e Bleonës.

Hetuesit më thonë jemi në kërkim, nuk e mbyllim çështjen e Bleonës. Ke biseduar me këto vajza gjatë kësaj kohe? Kam biseduar me ish-kunatën time. Para dy muajsh kam takuar edhe Rudinën dhe i kam thënë “turp çfarë keni bërë me Bleonën”. Ajo më tha se nuk dinte se çfarë ishte bërë me Bleonën, sepse atë e kishte marrë Qamilja dhe e kishte shitur. Sipas saj, personi i fundit që e shoqëronte Bleonën është Qamilja (mbesa e ish-vjehrrit tim). Personi që e mori në qendër të fshatit është Qamilja. Ajo e di se ku është vajza ime, ndërsa shteti ka rënë në gjumë”, tha mamaja.

Kohët e fundit është publikuar edhe një foto se si Bleona mund të duket tashmë, teksa gjatë gjithë kohës në adresë të familjes kanë shkuar informata që vajza është parë në një vend apo në një tjetër.

Një shqiptar nga Maqedonia e Veriut u arrestua para pak kohësh pasi kishte pretenduar se kishte informacion për vajzën dhe se i jepte në këmbim të parave, por ai më pas e pranoi që këtë gjë e kishte bërë vetëm për të përfituar monetarisht.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular