Në një gjende të rënduar, ka dhënë një dëshmi të shkurtër nëna e vajzës 13 vjeçare inicialet S.B. që u rrëmbye sot rreth orës 15:00 në Tiranë, ndërsa ka treguar se ajo është marrë me forcë poshtë pallatit, ndërsa ishte në shoqërinë e motrës.
Në një lidhje telefonike me Report Tv, ajo tha se vajza është diabetike dhe se mjekohet 4 here në ditë me insulinë, duke bërë thirrje policisë që të gjendet sa më parë pasi mund t’i rrezikojë seriozisht jetën.
Pjesë nga intervista, marrë nga Report Tv:
Zonja Dori cfarë ka ndodhur?
Nga cfarë më ka raportuar vajza e vogël, kur ka zbritur nga furgoni rreth orës 15:15 ka qenë duke u kthyer, kur i ka lënë furgoni para pallatit, dikush i është afruar dhe i ka vënë dicka te goja dhe e ka marrë dhe e ka futur në makinë.
Keni pasur konflikte më parë?
Absolutisht! Është për ne është gjendje shoku. Nuk kemi pasur asnjë konflikt.
Vajza juaj ka edhe probleme shëndetin…
Është me diabet dhe mjekohet me insulinë dhe tani që flasim duhet të bënte insulinën.
Cfarë informacioni keni?
Asnjë lloj informacioni. Më thonë se janë në kërkim, por….
Si quhet ilaçi që mjekohet vajza juaj?
Insulinë abitra dhe lancus merr në darkë, njëherë në 24 orë. Vajza është me diabet tipi 1 mjekohet me insulinë, duhet të ushqehet dhe duhet të bëjë insulinën. Tani duhet të pijë insulinë apidra, dhe insulinë lantus merr në darkë që e ka një herë në 24 orë.