BallinaAktualitetGardianët çojnë “Ramën” në gjyq për skandalin me uniformat

Gardianët çojnë “Ramën” në gjyq për skandalin me uniformat

spot_img
spot_img

Sindikata e Policisë së Burgjeve do të përballet me qeverinë në gjykatën e Apelit me kërkesë njohjen e vjetërsisë së mohuar në punë.  Nga Vlora ata denoncuan atë që quajnë skandal me tenderin e uniformave,

Këmisha të ngjashme me prerje gati për fëmijë u kanë shkuar punonjësve të Policisë së Burgjeve si pjesë e uniformës së kërkuar prej vitesh, denoncon  sindikata e Punonjësve të Policisë.

Uniforma është një prej problematikave më të vjetra për gardianët shqiptarë të cilët për vite me radhë janë detyruar ta blejnë.

Por duket se as tenderi me vlerë 88,776,700 lek nuk i dha zgjidhje.

Kreu i Sindikatës, Valentin Macaj, flet për një skandal që sipas tij duhet hetuar.

“Kështu janë pantallonat, xhaketa dhe xhupat. Ne i blinim deri në 2017, tani shteti i dha, pse abuzon firma me fondet e shtetit?

Për herë të parë në 30 vite, gardianët do të përballen me qeverinë në gjykatë.

Këshilli  i Ministrave është paditur për mosnjohjen e vjetërsisë në punë, ndërsa akuza policët e burgjeve kanë edhe për mospagimin e të shtunave dhe të dielave në punë dhe gradat.

“Seanca e parë është ditën e mërkurë me datë 9.10.2019 dhe shpresojmë shumë që këtë ngërç ta zhgjidhim në favor  në punonjësve të policisë së burgjeve.”

Mungesa e mjeteve të transportit për efektivët, por edhe për të burgosurit, drejt spitaleve ishin të tjera problematika të ngritura gjatë takimit të Këshillit Drejtues të Sindikatës së Punonjësve të Policisë në Vlorë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular