Albin Kurti, kandidat i VV-së për kryeministër, ka thënë se me fitoren e kësaj partie në zgjedhjet e 6 tetorit, në Kosovë po hapet kapitull i ri.
Sipas tij, populli duke e votuar Vetëvendosjen ka votuar kundër kapjes së shtetit. E ka quajtur 6 tetorin si entuziazmin e tretë në Kosovë.
“6 tetori i vitit 2019 e shënon fillimin e entuziazmit të tretë në vendin tonë e për popullin tonë. Entuziazmi i parë ishte ai i çlirimit të vitit 1999, i dyti ishte ai i shpalljes së pavarësisë më 2008 e tash tetori 2019 është entuziazmi i tretë. Është vala e re që do ta forcojë republikën tonë e do t’i japë hov zhvillimit e barazisë për të gjithë juve. Ju sot keni votuar për ta shpëtuar shtetin tonë nga kapja e që s’lejuan që drama e kapjes të ketë fund tragjik. Hapim kapitull të ri me faqe të bardhë e zemër të ngrohtë. Në qeverisjen tonë, s’ka hajna. Hajnat do të luftohen, hetohen, gjykohen e dënohen kudo që janë”, ka thënë ai në festën e VV-së në shesh.
Ai ka thënë Kosova ka humbur shumë në 20 vjet, ndërsa tani “erdhi dita”.
“Jeta e ndershme do të jetë e kollajshme, jeta e kriminelëve do të jetë e vështirë deri në humbje të lirisë. Ne kemi humbur shumë kohë në këto 20 vjet. Sa mundësitë ishin të shpërdoruara. Sa shanset e shkuara huq, por tash erdhi dita për ju qytetarë të Kosovës. erdhi dita për ju popull i dashur pa dallim a jeni nga fshati a qyteti, burrë a grua, të gjithë jeni të barabartë para ligjit e do të fitoni shansin të jetoni ndershëm e me meritë nga puna juaj. S’do të ketë njerëz që pasurohen as brenda natës as brenda javës. Premtimet tona do t’i përmbushim. Zotimet tona do t’i përmbushim sepse do t’u shërbejnë juve”, ka shtuar ai.
Ai ka thënë se kundërshtarët politikë në këtë fushatë, që siç tha, e kanë kalitur edhe Lëvizjen Vetëvendosje.
“Dua ta falënderoj zonjë Osmani. Me fushatën e saj ka inspiruar shumë gra që të angazhohen për politikë, drejtësi e ekonomi. Dua që me Vjosën të bashkëpunoj edhe në të ardhmen”, ka thënë Kurti.
Kurti ka thënë se do të bashkëpunojë ngushtë me faktorët ndërkombëtarë të cilët e njohin Pavarësinë e Kosovës, veçmas me SHBA-në, me BE-në, Gjermaninë, Britaninë e Madhe e vende të tjera.
“Do të jem partner me partnerët dhe aleat me aleatët, sepse shteti jonë ka nevojë për miq, për përkrahje e për ndihmë”, ka thënë Kurti.
Kurti: Ndryshimi ka ndodhur, nesër do të flasim me LDK-në për ta kurorëzuar atë
Si kryeministër i ri i Republikës së Kosovës, e shpall fitoren e Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet e 6 tetorit, në legjislaturën e shtatë.
“Kemi punuar shumë, jemi angazhuar gjatë mirëpo për gjithçka ja ka vlejtë, sepse çdo sakrificë ia vlen për popullin tonë të dashur. E kemi konsideruar obligim e detyrë tonë, e kjo do të shtohet për ta kthyer vendin në binarët e duhur”, ka thënë Kurti.
“Sonte jemi në festë, e prej nesër do të angazhohemi për krijimin e Qeverisë. Qysh nesër do të vendosi kontaktin me Lidhjen Demokratike të Kosovës për të kurorëzuar ndryshimin. Kur opozita bëhet qeveri, atëherë kurorëzohet ndryshimi. Ndërkohë ndryshimi ka ndodhur me fitoren tonë”, ka thënë Kurti.
Sa i përket dialogut me Serbinë ai ka thënë se si kryeministër do të marrë përgjegjësitë që i takojnë me kushtetutë, e se nën udhëheqjen e tij nuk shtrohet pyetja se çfarë i jep Kosova Serbisë në këmbim të njohjes, por borxhi që Serbia i ka Kosovës që prej pushtimit.
… [Trackback]
[…] Information to that Topic: startnews.news/2019/10/06/albin-kurti-po-hapim-kapitull-te-ri-per-kosoven/ […]
Comments are closed.