BallinaAktualitetHoroskopi 7 tetor 2019, ja parashikimi i yjeve për ju

Horoskopi 7 tetor 2019, ja parashikimi i yjeve për ju

spot_img
spot_img

DASHI

Kjo do të jetë një ditë fantastike për ju, kështu që festoni. Ju jeni ylli i shfaqjes dhe do merrni vëmendje më shumë se zakonisht. Njerëzit do ju vlerësojnë e respektojnë për aftësitë e mëdha në udhëheqje. Kini vetëbesim dhe tregoni vetveten kudo që të shkoni. Mund të festoni sado pak për arritjet tuaja, por mos e lini punën pas dore.

DEMI

Sot do ju zemërojë dicka. Në mendje keni disa opinione tepër të forta. Do të merrni vëmendje të madhe nga të tjerët, sidomos kur vjen puna tek emocionet dhe ndjenjat tuaja. Njerëzit mund t’ju bezdisin, por argumentet nuk do bëjnë gjë tjetër vecse të përkeqësojnë situatën. Secili meriton kohë që të qartësojë veten.

BINJAKËT

Bashkëpunimi me të tjerët sot do të jetë goxha i vështirë. Njerëzit janë të zemëruar dhe të fokusuar tek vetja. Nëse i lejoni të tjerët që ti japin rëndësi vetes në fillim, do ta keni më të thjeshtë për të përfunduar punën.

GAFORRJA

Sot keni dëshirën të shprehni emocionet tuaja, por njerëzit do e kenë mendjen tek vetja. Ju doni të merrni vëmendje dhe të vlerësoheni për natyrën e ndjeshme, të përkushtuar dhe pasionante që keni.

LUANI

Pengesat që keni patur duket se janë zhdukur. Sot keni mendime të forta dhe emocione të fuqishme që ju japin shumë energji. Punoni me partnerët dhe promovoni idetë tuaja. Flisni me zë të lartë për pasionet që keni.

VIRGJERESHA

Është ndezur një shkëndijë brenda jush. Kushtojini vëmendje emocioneve tuaja dhe kujdesuni për veten, fizikisht dhe emocionalisht. Realizoni planet tuaja me pasion. Aspektet e brendshme dhe të jashtme të qenies tuaj po funksionojnë në harmoni.

PESHORJA

Sot jeni shumë të zemëruar. Egoizmi i të tjerëve mund t’ju nevrikosë. Ju jeni më të interesuar në përmirësimin e situatës për të gjithë. Dikush mund të jetë duke punuar kundër taktikave të zakonshme, gjë që do shkaktojë fërkime në marrëdhëniet tuaja.

AKREPI

Ngrihuni nga karrigia dhe veproni. Dilni nga vendi ku jeni fshehur dhe lërini të tjerët të dëgjojnë atë që mendoni. Kërceni sikur jeni vetëm dhe nuk po ju sheh askush. Pasioni do të jetë celësi për të realizuar ëndrrat tuaja. Kjo është dita kur duhet të jeni tepër të fortë dhe krenarë për veten.

SHIGJETARI

Kjo është një ditë fantastike. Mbroni veten me vetëbesim dhe ecni drejt ëndrrave tuaja. Emocionet funksionojnë në harmoni me natyrën tuaj. Ju mund të doni më shumë vëmendje nga të tjerët sot. Shijoni momentet me miqtë dhe të afërmit. Planifikoni një aktivitet me fëmijët nëse mundeni. Largohuni pak nga rutina normale dhe krijoni kënaqësinë tuaj.

BRICJAPI

Njerëzit rreth jush duken më kokëfortë se zakonisht. Përpiquni të mos jeni si ata. Nuk është momenti për të menduar, por vepruar. Ju keni të gjithë informacionin që ju nevojitet. Sigurohuni që të merrni vëmendjen që meritoni dhe vlerësimin e njerëzve që keni ndihmuar.

UJORI

Kjo është një ditë me fat për ju. Mirëprisni cdo gjë që ju del para pasi mundësitë e reja janë aty. Gjithcka mund të bëni është “ti rrëmbeni”. Ju do të shkëlqeni në një bisedë në grup. Nëse keni ndonjë aktivitet, do i udhëhiqni në mënyrën më të mirë. Do e kuptoni nevojën për veprim, prandaj jini të vendosur dhe plot vetëbesim.

PESHQIT

Njerëzit mund të shkelin në pikat tuaja të dobëta sot, por përpiquni të mos reagoni. Kjo mund të jetë mënyra e vetme që ata dinë. Gjithcka duhet të bëni është të jini të hapur pasi ka njerëz që duan të afrohen me ju, por mund të ndihen shumë të frikësuar për ta bërë këtë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular