Kandidati për kryeministër nga radhët e koalicionit AAK-PSD, Ramush Haradinaj i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Anita Haradinaj, ka votuar në shkollën “Ali Sokoli” në Prishtinë.
“Unë dhe Anita e shfrytëzuam të drejtën tonë për të votuar, i lus të gjithë qytetarët që pavarësisht bindjeve politike të votojnë, vetëm me votë vendosin për fatin e tyre, ata që nuk votojnë të tjerët votojnë për ta”, ka thënë Haradinaj, raporton Telegrafi.
Haradinaj në fund ka uruar të gjithë për këtë proces zgjedhor.