FORMA – “Për një sulmues golat e motivojnë dhe na bëjnë të luftojmë dhe të punojmë më shumë për në vazhdim. Ndjehem shumë mirë dhe jam gati të jap maksimumin në kombëtare.”
TURQIA – “Është një nga ndeshjet më të vështira. Turqia vjen favorite, sepse luan në fushën e saj. Do të shkojmë të bëjmë ndeshjen tonë. Ndjehemi shumë mirë. Do ta përgatisim mirë por do shkojmë për fitore, edhe pse e dimë vështirësinë. Islanda ishte një finale për ne. Bëmë gjysmën e punës, por pa një rezultat në Turqi nuk vlen ajo ndeshje. Është shansi jonë i fundit për kualifikim. Morali është i mirë. Pa njërën nuk vlen tjetra dhe duhet të shkojmë në Turqi e të marrim rezultat pozitiv.”
OBJEKTIVI – “Ëndrra për kualifikim është e vështirë. Edhe po të marrim rezultat pozitiv në Turqi nuk do të thotë që do e kemi të lehtë me Andorrën dhe Moldavinë. Edhe Turqi fitoi në fund me Andorrën. Jemi në rrugën e duhur dhe ardhja e trajnerit Reja na ka bërë mirë. Edhe në aspektin personal ndihem mirë. Mund të hedhim bazat për Botërorin, por më parë të tentojmë Evropianin.”
MINUTAT – “Të gjithë lojtarët po marrin minuta dhe po aktivizohen. Kjo është e rëndësishme dhe besoj se do jemi mirë në fushën e lojës. Do japim maksimumin me Turqinë. Sulmuesit kemi shënuar të gjithë, shpresoj të jetë një ogur i mirë.”
NJOHJA – “Kam 4 vite në Turqi dhe kam luajtur me disa lojtarë të kombëtares turke. Janë një ekip i fortë. Nuk them se do të jem pikë referimi nëse luaj, atë e di trajneri, por besoj se do jap ndihmesën time, pasi i njoh lojtarët e Turqisë.”
VËSHTIRËSIA – “Duhet të jemi koshient që Turqia ka lojtarë të mirë. Edhe ne kemi lojtarët tonë. Fusha i bën favoritë ata. Fituan edhe në Shkodër, por ishte një moment jo i mirë dhe mund ta anashkalojmë. Turqia është një ekip cilësor dhe mendoj se është në momentet e mira të saj. Kjo nuk na frikëson dhe do shkojmë atje të bëjmë lojën tonë e të tentojmë fitoren.”
REJA – “Me trajnerin Reja jam ndjerë mirë, në aspektin personal. Kam mbledhur vetveten, po shënoj dhe do isha i lumtur nëse vazhdon. Besoj se shumë lojtarë të tjerë e mendojnë kështu, por vendos Federata. Unë do të isha i lumtur nëse do të vazhdonte me ne.”
DËMTIMI – “Hysaj mund të mungojë sepse folëm pak me të. Humbje e madhe për ne, Hysaj është një nga lojtarët kryesorë të ekipit. Kundër Islandës bëri një ndeshje ndër më të mirat e tij dhe shënoi. Aty mund të luajë Roshi dhe uroj të mos e ndjejmë mungesën e Hysajt me Turqinë.”