BallinaBotaTrump kërcënon Erdogan: Të shkatërroj ekonominë nëse i kalon limitet me…

Trump kërcënon Erdogan: Të shkatërroj ekonominë nëse i kalon limitet me…

spot_img
spot_img

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, kërcënoi me “shkatërrim total” të ekonomisë turke, nëse Ankaraja “i kalon limitet” me ndonjë veprim në verilindje të Sirisë.

Forcat amerikane kanë nisur të tërhiqen nga zonat përgjatë kufirit të Sirisë me Turqinë.

Një grup ligjvënësish amerikanë shprehën shqetësime, se një tërheqje e tillë, mund t’i hap rrugë Turqisë për një operacion ndaj forcave kurde në Siri.

Deri më tash, luftëtarët kurdë, të njohur si grupi YPG, kanë pasur mbështetje të fuqishme nga SHBA-ja, por Turqia i konsideron ata si terroristë dhe dëshiron t’i largojë nga kufiri i saj.

“Siç e kam thënë me vendosmëri edhe më parë, dhe thjesht sa për ta përsëritur, nëse Turqia bën ndonjë gjë që unë, e konsideroj “jashtë limiteve”, unë do ta shkatërroj plotësisht ekonominë e Turqisë”, ka thënë Trump.

Por, presidenti Trump e arsyetoi vendimin për tërheqje të trupave amerikane nga verilindja e Sirisë, duke këmbëngulur se ai ishte zgjedhur president, për t’i përfunduar operacionet ushtarake amerikane jashtë shtetit.

“Unë u zgjodha për të dalë nga këto luftëra të pafundme dhe qesharake, ku ushtria jonë e madhe funksionon si një operacion policor në të mirë të njerëzve, të cilët as që e duan SHBA-në. Dy vendet më të pakënaqura në këtë veprim janë Rusia dhe Kina, sepse ata pëlqejnë të na shohin duke shpenzuar shumë dollarë duke e bërë këtë”, tha Trump

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular