Mira, pas tradhtisë së bashkëshortit, përveç familjes humbi edhe fëmijët. Nëna e dy djemve të mitur nuk pati kohë të kuptonte se çfarë ndodhi në të vërtetë me martesën.
E divorcuar dhe me një urdhër mbrojtjeje, jeta e saj është kthyer tashmë në një luftë mes gjykatave.
“Gjyqtari Artan Boci thoshte që zoti filan nuk duhet t’i afrohet banesës dhe zonjës 100 metra, ndërkohë që tre ditë më vonë gjyqtari Martin Deda dha një urdhër tjetër mbrojtjeje ku thoshte se zoti filan fisteku duhet të futet në banesë së bashku me dy fëmijët. Tani ne na ka mbetur vetëm të vritemi pasi një gjyqtar thotë kështu , një thotë ashtu, nuk e di se kush i kontrollon këto gjykata. E them rastin e urdhrit të mbrojtjes sepse dua të tregoj se çfarë bëjnë gjykatat shqiptare, si korruptohen gjykatat shqiptare se nuk mund t’i japësh urdhër mbrojtjeje një burri që është 1.80 ndaj një femre…”, vijon nëna.
Po askush nuk e ka dëgjuar gruan të cilës edhe pse i përket e drejta i është mohuar drejtësia.
“Unë kuptoj që gjërat këtu janë të lidhura zinxhir dhe këtu është shumë e vështirë të fitosh me të drejtën”, përfundon gruaja./TCH
… [Trackback]
[…] Info on that Topic: startnews.news/2019/10/08/drama-e-divorcit-pas-tradhtise-ish-bashkeshorti-i-merr-dhe-femijet-gruaja-e-re-eshte-biznesmen-i-fuqishem-ne-shqiperi-dhe/ […]
… [Trackback]
[…] There you will find 27157 additional Info to that Topic: startnews.news/2019/10/08/drama-e-divorcit-pas-tradhtise-ish-bashkeshorti-i-merr-dhe-femijet-gruaja-e-re-eshte-biznesmen-i-fuqishem-ne-shqiperi-dhe/ […]
Comments are closed.