Nga Orjola Pampuri
Fokusi i vetem eshte e duhet te jete, tek ai qe po mban peng Shqiperine, eshte e duhet te jete, tek ai qe po pengon zhvillimin dhe hapat e metejshem per ne Bashkimin Europian, pikerisht i vetmi person qe e coi Shqiperine ne regres, eshte Edi Rama. Bundestagu i vendos Shqiperise 9 kushte, pikerisht ato per te cilat opozita prej kohesh ngre zerin, denoncon e ndermerr hapa ekstreme, me te vetmin qellim, qe Shqiperise t’i hapet rruga drejt zhvillimit, qe shqiptaret te jetojne e punojne ne vendin e tyre, e tek e fundit te ktheje shpresen tek shqiptaret. Parlamenti francez shprehet skeptik per hapjen e negociatave per Shqiperine duke theksuar, qe; “si mund te kerkoje hapje negociatash nje vend qe eshte i dyti, pas Afganistanit, per nga numri i azilkerkuesve?”.
Si munden shqiptaret te pranojne nje kryeminister qe nuk punoi as edhe nje dite per ta, si munden shqiptaret te besojne tek nje kryeminister qe u privoi te drejten per te arsimuar femijet e tyre, nepermjet nje sistemi te kalbur arsimor te kryesuar nga diletante, si munden shqiptaret te besojne nje kryeminister qe u privoi shqiptareve perkujdesjen shendetesore, duke ndertuar nje sistem te korruptuar shendetesor, ne fokusin e te cilit ishin koncesionet e PPP-te, te cilat boshatisen buxhetin e shenderesise, duke e kaluar ate ne xhepat e oligarkeve, te Rames e ndrikullave te tij, si mundet ky popull te duroje nje kryeminister qe rrenoi ekonomine e familjeve shqiptare, ku me shume se 50% e tyre jetojne ne varferi, papunesia ka arritur nivelet me te larta ne 30 vite pluralizem, e ku numri i azilkerkuesve, mes te cileve si rralle ndonjehere edhe profesioniste te zote te fushave te ndryshme, largohen e duan te largohen cdo dite e me shume nga Shqiperia, si mundeni ju, nje dore hijenash e perfituesish te mbeshtesni kete kryeminister, ne format me te shemtuara, duke lene ne meshire te fatit qytetaret e ketij vendi, vetem e vetem per egon tuaj, per ambiciet tuaja te shfrenuara dhe patologjike, si mundeni ju qytetare te ketij vendi, te duroni kriminelet, bandat e krimit e te droges, mashtruesit qe mbushin xhepat me “djersen dhe gjakun” tuaj. Nuk mund te kete asnje kompromis me mashtrimin, krimin, vjedhjen. Nuk eshte momenti me te analizohet opozita dhe lideri i saj te cilet e treguan veten me te gjitha iniciativat dhe nismat radikale qe ndermoren, nga denoncimi me emra i bandave, ministrave e deputeteve bashkepunetore me ta, e deri tek denigrimi i plote i ketij kryeministri te deshtuar perballe shqiptareve e se fundmi perballe nderkombetareve. Shqiptare, nderkombetaret ia dhane shuplaken Edi Rames, 9 kushtet dhe vendimi i 18 tetorit, do te jene goditja finale per qeverine e krimit. Opozita pervec denoncimeve ka patur alternativen e saj permes nje platforme te qarte social-ekonomike, permes nje platforme te qarte per nxjerrjen e vendit nga kriza dhe per rimekembjen e ekonomise. Ka ardhur momenti qe shuplaken finale, ky kryeminister, ta marre shume shpejt me vote nga Shqiptaret. E vetmja alternative jane zgjedhjet e lira, ndeshkimi i hajduteve te votes se lire, dhe e vetmja rruge te jemi te gjithe bashke vetem per nje qellim, te jemi krahe qytetareve, te mendojme vetem per ta, per te ardhmen e ketij vendi, per te ardhmen e femijeve tane.