BallinaAktualitet“Kë duan më shumë arbëreshët, Italinë apo Shqipërinë?”, Meta: Ja si u...

“Kë duan më shumë arbëreshët, Italinë apo Shqipërinë?”, Meta: Ja si u përgjigj konsulli i nderit në Kalabri

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka publikuar një foto me konsullin e nderit të Shqipërisë në Kalabri, Aldo Marino, të cilin e prezanton si promotor të marrëdhënieve tona me arbëreshët në të gjitha fushat.

Kreu i Shtetit tregon një episod nga puna e Marinos, i cili i pyetur nga një diplomat italian se kë duan më shumë arbëreshët, Italinë apo Shqipërinë, tha se është si të pyesësh një fëmijë kë do më shumë mamanë apo gjyshen.

Meta shprehet optimist se forcimi i marrëdhënieve me botën arbëreshe do të arrijë pritshmëritë që kjo trashëgimi t’u qëndrojë edhe shekujve që vijnë.

“Kë duan më shumë arbëreshët, Italinë apo Shqipërinë? Kur një diplomat i lartë italian i bëri këtë pyetje Aldo Marinos, mori një përgjigje interesante: Është si të pyesësh një fëmijë se kë do më shumë mamanë apo gjyshen.

I lumtur ta takoja Aldo Marinon, promotorin e palodhur të marrëdhënieve tona me arbëreshët në të gjitha fushat.

I bindur se në pak vite forcimi i marrëdhënieve me botën arbëreshe, do të arrijë pritmëritë tona, që kjo trashëgimi e përbashkët, t’u qëndrojë me krenari edhe shekujve që vijnë. 🇦🇱🤝🇮🇹”, shkruan Presidenti Meta.

Meta Fb
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular