Pas golit që shënuan ndaj Shqipërisë, futbollistët e Turqisë bënë një festim që bëri xhiron e mediave botërore.
Futbollistët vendas u rreshtuan para tifozëve të tyre duke bërë simbolin e nderimit ushtarak, i cili lidhet me situatën në jugun e Turqisë dhe sulmet që janë duke ndodhur në Siri ndaj popullsisë kurdë, të cilët janë cilësuar si terroristë nga qeveria turke.
Në ditët e kaluara, ka pasur thirrje të vazhdueshme që UEFA dhe FIFA të ndërhynin në këtë mes dhe të ndalonin festimet me karakter politik, e për më tepër ata që nderonin luftën me kuptimin e plotë të fjalës. Kjo nuk është marrë për baza nga futbollistët e kombëtares Turke, të cilët rrezikojnë ta pësojnë pas këtij festimi.