BallinaAktualitetTensionet te "Astiri"/Balliu - Ramës: Je biri i një komunisti të ndyrë,...

Tensionet te “Astiri”/Balliu – Ramës: Je biri i një komunisti të ndyrë, kërkon gjakderdhje

Pavarësisht prezencës të mbi 200 forca policie, banorët e Astirit kanë vijuar normalisht protestën e tyre, ashtu si çdo mbrëmje. Gjatë fjalës së tij, ish deputeti demokrat Klevis Balliu hodhi akuza të forta ndaj qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.

Ai i kërkoi shefit të qeverisë ti dërgojë policët te deputetët dhe kryebashkiakët e inkriminuar socialistë.

“Këtu do jemi, këtu do jemi nesër, këtu do jemi pasnesër. A do ketë koha Policia e Shtetit të vijë këtu çdo ditë? Edi Rama tregoi se është asgjë më shumë e asgjë më pak se i biri i të atit, një komunist i ndyrë që do gjakderdhje. Bundestagu i kërkoi ndëshkimin e krimit të organizuar, ndërsa ky vjen ndëshkon qytetarët e Unazës.

Sipas ish-deputetit, qytetarët nuk duan gjakderdhje. Por “bllokimi i protestës është kauzë kombëtare”, u shpreh ai.

Pas arrestimit të 6 banorëve të Astirit për shkak se kanë protestuar duke bllokuar rrugën, orët e natës në këtë zonë tashmë janë shndërruar në orë terrori, për shkak të pranisë mjaft të madhe të policisë. /

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular