BallinaKronikeAsgjësohen 1700 bimë kanabis në Ersekë, dyshohet se kishte më shumë sesa...

Asgjësohen 1700 bimë kanabis në Ersekë, dyshohet se kishte më shumë sesa u raportua

spot_img
spot_img

Kultivimi i kanabis sativa është kthyer në një shqetësim real edhe për qarkun e Korçës. Mbi 1700 bimë narkotike janë asgjësuar në rrethin e Ersekës, ku është pezulluar nga detyra edhe shefi i policisë së këtij Komisariati.

Dyshimet janë se numri i bimëve narkotike ishte disa herë më i lartë se sa raportohet në komunikatat e brendshme të Policisë së Korçës.

Rreth 1700 bimë kanbis sativa u zbuluan në Ersekë në fund të shtatorit, nga një operacion disa ditor i zhvilluar në qarkun e Korçës.

Kjo gjë i ka kushtuar pezullimin nga detyra shefit të Komisariatit të Policisë së Ersekës, Erion Bicaj. Informacioni për pezullimin e Bicajt, ABC Neës e ka siguar nga buletini i policisë së Shtetit. Shefi i komisariatit qëndron në pritje deri në përfundim të hetimeve të nisura nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat.

Dyshimet janë se, numri i bimëve narkotike të asgjësuar është disa herë më i madh nga sa ishte raportuar në komunikatën e brendshme të policisë së Korçës. ABC News ka mësuar nga grupi hetimor se, lënda narkotike ishte mbjellë në disa parcela në një zonë malore, e cila rezultoi pa pronarë.  Ndërkohë, drejtoria e Standardeve Profesionale ka nisur verifikimet edhe për kreun e Policisë Vendore Korçë, Lorenc Panganika.

Nga grupi i kontrollit i nisur nga policia e Shtetit ka rezultuar se, shefi i Komisariatit të Ersekës nuk ka shfrytëzuar të gjitha mekanizmat ligjore për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.

I njëjti përfundim negativ ka qënë edhe për strukturat parandaluase siç janë specialistët e policisë zonale dhe administratorët e njësive vendore që nuk kanë sinjalizuar në kohë për praninë të bimëve narkotike në territorin e tyre.

Nga shtatori deri në fillim të tetorit janë asgjësuar nga policia e shtetit më shmumë se 7 mijë bimë narkotike. Në shumicën e rasteve, operacionet nuk pasqyruar në faqen zyrtare të policisë së Shtetit.

Ndërkohë zonat më tradicionale për kultivimin e kanabis sativa vijojnë të mbeten, qarku i Gjirokastrës, Vlorës, Durrësit, Shkodra dhe Kukësi. ABCNEWS

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular