Lidhur me arrestimet e ish deputetit të PD Klevis Balliu dhe disa qytetarëve të tjerë pas protestës së mbrëmjes te “Unaza e Re”, reagon edhe kryetari i Demokristianëve, Nard Ndoka. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ish deputeti i opozitës shprehet se po arrestohen qytetarët që po i bllokojnë rrugën korrupsionit të qeverisë.
“Arreston qytetarët, që i bllokojnë rrugën korrupsionit të qeverisë! Rilindja”, shkruan Ndoka në reagimin e tij.
Të ndaluarit mbrëmjen e sotme:
Klevis Balliu
Dritan Noku
Arend Bushi
Andi Murataj
Andi Sharra
Ervis Hysnelli
Kujtim Ylli
Gojart Duro