Greqia mbështet perspektivën e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, por duhet të plotësojë kushtet. Kështu ka deklaruar ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias në një intervistë dhënë për gazetarët e ERT.
Referuar dy vendeve të Ballkanit Perëndimor, Dendias deklaroi se “ne do të donim që të dy vendet të ecnin përpara, ky është realiteti, ky është interesi i tyre dhe në të njëjtën kohë, interesi i Greqisë dhe BE-së. Por ata duhet të plotësojnë kushtet”.
Z. Mitsotakis u takua me Z. Rama në Nju Jork, dhe unë gjithashtu isha në takim, ai i tha qartë: Respektim i minoritetit grek. Por kjo nuk është pretendimi i Greqisë kundër Shqipërisë, por është një e drejtë themelore e njeriut. A mund të thotë dikush “Jo ti nuk je” kur mendon se i përket pakicës Greke?”, tha diplomati grek.
Ministri foli edhe për çështjen e pronës, për të cilën tha se nuk kanë asnjë lidhje me ndryshimet midis Greqisë dhe Shqipërisë, por kanë të bëjnë me të drejtat themelore të njeriut dhe ligjin evropian.