E turpshme për një qytetar dhe diplomat perëndimor, por e vërtetë. Ambasadori i OSBE në Tiranë Berndt Borschardt ka qenë protagonist i një sjelljeje prej ordineri mbrëmjen e sotme.
Teksa banorë të Unazës së Re dhe përfaqësues të opozitës gjendeshin përpara Drejtorisë së Policisë së Tiranës, pas arrestimit të ish deputetit Klevis Balliu dhe disa protestuesve të tjerë, ambasadori i përshëndeti duke ngritur gishtin e mesit.