Pas përfundimit të protestës në Unazës së Re, policia ka ndaluar ish-deputetin Klevis Balliu. Gjithashtu në komisariat janë shoqëruar Kujtim Ylli, Dritan Noku, Arend Bushi, Ani Murataj, Andi Sharra, Gojart Duro dhe Ervis Hysneli banorë të Unazës së Re.
Momenti i shoqërimit të ish -deputetit është kapur nga kamerat, teksa ai zbritet nga makina dhe futet në furgonin e policisë.
Ndërkohë, përfaqësues të PD-së kanë shkuar pranë Drejtorisë së Policisë për të kërkuar lirimin e ish-deputetit dhe banorëve, pasi sipas tyre janë ndaluar në mënyrë të paligjshme.