DASHI
Ju jeni romantikë nga natyra, por sot jeni më të interesuar në sensualitet sesa në lule e shampanjë. Edhe ideja për të joshur nuk ju tërheq sot. Juve ju pëlqen të veproni dhe këtu nuk ka asgjë të gabuar. Personat që tërhiqen nga ju do të kenë të njëjtin mendim sot.
DEMI
Ju do të ndiheni mjaft të tensionuar sot dhe për këtë do fajësoni mërzinë dhe pakënaqësinë për jetën që po bëni aktualisht. Ju mund të shpenzoni pjesën më të madhe të ditës duke ëndërruar e duke formuluar plane për të shpëtuar nga rutina. Ndërsa bëni këtë, ju mund të zbuloni një ide që nuk është vetëm tërheqëse, por edhe e realizueshme. Konsiderojeni me kujdes gjatë ditëve në vazhdim.
BINJAKËT
Ndiheni sikur doni të shpërtheni? Mund të keni patur tension gjatë javës së kaluar dhe ende nuk jeni qetësuar. Nëse nuk jeni të kujdesshëm, mund t’ia shfryni personave të afërt me ju. Bëni stërvitje ose pastroni shtëpinë. Bëhuni pjesë e ndonjë aktiviteti fizik që të ndiheni mirë. Jeta është e shkurtër për të qenë të stresuar e të mërzitur.
GAFORRJA
A ka ndonjë detyrë që keni dashur të përfundoni por e keni vonuar? Mos u mërzisni për të. Nuk është faji juaj, dhe nuk ka asgjë që mund të bëni në lidhje me të. Gjeni diçka tjetër për të bërë. Nuk paska qenë e shkruar që ajo detyrë të përfundonte në kohë.
LUANI
Gjatë viteve të fundit, ju keni qenë të vetëdijshëm që rruga e jetës po ndryshon. Kjo nuk ka qenë gjithmonë e lehtë për ju, sepse ndonjëherë nënkupton ti thuash lamtumirë disa gjërave që i doni shumë. Sot, edhe ju do të keni mjaft tension. Bëni mirë të bëni dicka që ju pëlqen që të mbani nën kontroll emocionet.
VIRGJERESHA
A po planifikoni të dëgjoni një predikim, ligjëratë ose një fjalim sot? Mos u habisni nëse ajo që thotë folësi rezulton të jetë më shumë informacion i padobishëm. Ai ose ajo ndoshta është më shumë i/e interesuar në tërheqjen e ndjenjave sesa në paraqitjen e fakteve. Opinionet mund të jenë gjithashtu të vlefshme, kështu që dëgjoni.
PESHORJA
Ëndrrat e errëta mund t’ju ndjekin në gjumë dhe t’ju bëjnë të zgjoheni natën. Ato ndoshta nuk paraqesin asgjë më shumë sesa mendjen tuaj të pavetëdijshme që çlirohet nga shqetësimet, frikërat dhe zhgënjimet që keni kaluar gjatë javës së kaluar.
AKREPI
Partneri/partnerja juaj mund të jetë i/e shqetësuar sepse një anëtar i familjes është i sëmurë. Nëse ky është një partner dashurie, ofroni simpati, por tani nuk do të merrni mirënjohje. Nëse është një partner biznesi, mund të duhet të merrni një ngarkesë më të rëndë pune gjatë javës tjetër.
SHIGJETARI
Sot do të blini çdo lloj pastruesi në dyqan e të mos dilni nga shtëpia pa e pastruar. Përdorni pastrues natyral nëse është e mundur. Substancat kimike nuk i bëjnë mirë askujt. Së dyti, mos u përpiqni ta përfundoni të gjithën sot. Kujdesuni për pjesën më të madhe, ndërsa tjetrën lëreni për nesër.
BRICJAPI
Nëse jeni në humor për dashuri, mos harroni që t’ia shprehni partnerit/partneres dhe të dhuroni aq dashuri sa kërkoni. Mos harroni se netët me shampanjë dhe çokollatë ende tregojnë romanticitet! Ose mund të bëni një banjë të ngrohtë me flluska, kjo është e sigurt që do ju largojë çdo tension.
UJORI
Një grua, mbase nëna juaj, mund t’ju vizitojë sot. Ajo mund të mos jetë me një humor të mirë, kështu që mbase do ta keni më mirë të dilni jashtë për ndonjë shëtitje, ku do t’i duhet të mbajë vetëkontroll. Nëse jo, mund të bëheni pjesë e ndonjë debati. Mundohuni ta qetësoni duke e inkurajuar atë të flasë për atë që e shqetëson me të vërtetë.
PESHQIT
Ndoshta një aksident ose ndërtim rruge po shkakton trafik në lagjen tuaj. Mund të jetë gati e pamundur të arrish diku me makinë, madje edhe të shkoni në dyqanet ushqimore. Nëse duhet të dilni jashtë, ose ecni ose ngisni një biçikletë ose mund t’ju duhet një orë për të bërë atë që normalisht do të zgjaste disa minuta.