BallinaAktualitetPublikimi i raportit të Venecias reagon Presidenti i Republikës

Publikimi i raportit të Venecias reagon Presidenti i Republikës

spot_img
spot_img

Menjëherë pas publikimit të Raportit të Komisionit të Venecias ka reaguar edhe kreu i shtetit shqiptar me një deklaratë.

Deklaratë e Presidentit të Republikës Sh.T.Z Ilir Meta

14 tetor 2019

Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta vlerëson se Opinioni përfundimtar i Komisionit të Venecias konfirmoi të gjitha qëndrimet e Presidentit të Republikës.

Si asnjëherë tjetër, Opinioni përfundimtar pësoi ndryshime thelbësore nga projekti paraprak.

Ndër konkluzionet kryesore u evidentua se:

1.  Presidenti i Republikës nuk ka shkelur Kushtetutën dhe nuk ka tejkaluar kompetencat e veta kushtetuese.

2.  Presidenti i Republikës pati qëllim legjitim, që synonte shmangien e gjakderdhjes, mbrojtjen e pluralizmit politik, ruajtjen e stablitetit dhe të kredencialeve demokratike të vendit.

3.  Kompetencat kushtetuese të Presidentit nuk janë formale.

4.  Dekretet e Presidentit janë në fuqi dhe nuk u sfiduan përpara asnjë gjykate.

5.  Zgjedhjet parlamentare kanë status më të lartë kushtetues se zgjedhjet vendore.

Presidenti i Republikës shpreh keqardhjen që gjatë katër muajve u shpërdoruan energji që do të duhet të ishin në shërbim të integrimit europian të Shqipërisë dhe vendimit të shumëpritur për çeljen e negociatave të anëtarësimit në BE.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular