Një ngjarje e pazakontë është shënuar gjatë ditës së djeshme në Klos. Flogert Terziu, gjimnazist në vitin e dytë gjimnaz në Klos është zhdukur dje pa asnjë gjurmë ndërsa ishte nisur për mësim.
Mësohet se i riu ka lënë librat në një dyqan dhe është larguar pa adresë.
Familjarët kanë bërë denoncim në polici por ende asnjë gjurmë nga Flogerti shkruan fax web, i cili i ka dërguar një mesazh të atit duke i thënë mos ta kerkojnë.