Drejtuesja e misionit të vëzhguesve të OSBE-ODIHR, Audrey Glover është rikthyer në Shqipëri.
Glover po zhvillon një takim me kreun e opozitës Lulzim Basha. Glover dhe delegacioni që e shoqëron kanë mbërritur në selinë e PD-së rreth orës 12:00 dhe janë duke zhvilluar një takim me Bashën.
Misioni i OSBE-ODIHR mbikëqyri votimet monopartiake të Edi Ramës në 30 qershor dhe në raportin përfundimtar ka nxirë të gjithë procesion e njëanshëm të 30 qershorit.
Në këtë takim me Bashën, Glover do të prezantojnë raportin final të OSBE-ODIHR dhe do të flasë edhe për rekomandimet që janë bërë.