Këshilltari ekonomik i CDU-së, Martin Henze ka kritikuar ashpër veprimin e ambasadorit të OSBE në Tiranë, Bernd Borchard, i cili ofendoi protestuesit e “Astirit” dhe iu nxori gishtin e mesit tek ambientet e Drejtorisë së Policisë.
Përmes një postimi në twitter, Henez ka publikuar videon e Borchard, duke thënë se ai nuk është më i pranueshëm për BE.
Postimi i plotë
Ne Evropianët turpërohemi vetëm nga këta njerëz. Z. Borchardt duhet të raportojë në zyrën e punës të hënën, ai nuk është më i pranueshëm për BE.