BallinaKronikeSherr me thika në tavernë, shqiptari takon ish-të dashurën, plagosen 6 persona

Sherr me thika në tavernë, shqiptari takon ish-të dashurën, plagosen 6 persona

spot_img
spot_img

Një shqiptar dhe një rumun për pak sa nuk kanë bërë gjëmën në një lokal nate, ku ndërsa janë përleshur me njëri-tjetrin me thika, kanë lënë të plagosur 6 persona të tjerë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Lido Tevere në Ponte San Giovanni, gjatë një mbrëmje me muzikë tradicionale rumune.

Të dy personat kishin shkuar për të kaluar mbrëmjen.

Shqiptari ka takuar në klubin e natës ish-partneren e tij dhe këtu ka filluar edhe sherri me grushte dhe thika.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03.30 të natës mes të hënës dhe të martën.

Shqiptari dhe rumuni ishin të armatosur me thika dhe gjatë përleshjes goditën me thikë gjashtë të tjerë, që ndërhynë për të shuar mosmarrëveshjen: dy shqiptarë, tre rumun dhe një kosovar.

Dy agresorët gjithashtu u plagosën. Në atë kohë nuk kishte asnjë klient tjetër.Nga të plagosurit, tre janë rëndë, por jo në rrezik për jetën.

Dy gratë rumune 21 dhe 30 vjeç dhe një burrë 38 vjeç u plagosën rëndë dhe u transportuan në spitalin Santa Maria della Misericordia. Ata kanë plagë në qafë, shpinë, këmbë, kyçe, duke iu nënshtruar shumë qepjeve.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular