Marsida Qatja ka rrëfyer për emisionin “Open” në Top Channel dinamikën, sipas saj, të ngjarjes ku mbeti i vrarë shtetasi Dritan Haxholli dhe u plagos Bledar Toci, shef i Sigurisë në burgun e Durrësit.
Për ngjarjen e ndodhur më 10 tetor, Marsida tregon se ndodhej në banesë me djalin e saj dhe dy persona të tjerë, Tocin dhe Xhulio Biturkun.
Fillimisht Dritani është shfaqur në dritaren e banesës dhe pas komunikimit me Marsidën ka hyrë nga dera kryesore ku ka qëlluar Tocin. Në video, Marsida rrëfen pjesën tjetër të ngjarjes. /TCH