BallinaKronikeArrestohet i dënuari me burgim të përjetshëm, anëtar i bandës së Selenicës

Arrestohet i dënuari me burgim të përjetshëm, anëtar i bandës së Selenicës

spot_img
spot_img

Policia e Vlorës ka arrestuar sot një person të dënuar me burgim të përjetshëm.

Bëhet fjalë për shtetasin Tesi Basho, anëtar i bandës së Selenicës, i cili rezulton të jetë një prej individëve më të kërkuar në vend. Dënimi me burgim të përjetshëm ndaj Bashos është marrë nga drejtësia italiane për veprat penale “Vrasja”, “Shfrytëzim prostitucioni” dhe “Mbajtja dhe transportimi pa leje i armëve të zjarrit”.

Ndërkohë, së bashku me të është arrestuar edhe i vëllai, Satilno Basho, ndaj të cilit kishte urdhër-ndalimi nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, pasi dyshohej për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie”.

Të dy vëllezërit dyshohet se në janar të vitit 2017, nëpërmjet dhunës, kanë kërcënuar për dhënie pasurie rreth 100 000 euro një shtetas.

Njoftimi i Policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Selenica”

Operacioni nga Departamenti i Policisë Kriminale, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit, Forcat Speciale “Renea”, Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë dhe Prokurorinë e Krimeve të Rënda Tiranë.

Kapet një person me rrezikshmëri shumë të lartë shoqërore, i dënuar në Itali me burgim të përjetshëm për vrasje, si dhe me percedent të theksuar kriminal në Shqipëri, në fushën e krimeve kundër personit dhe në fushën e narkotikëve.

Gjatë operacionit kapet dhe vëllai i tij për “Shtrëngim me dhunë për dhënie pasurie”.

Sekuestrohen arsenal armësh, municione, tritol e lëndë narkotike.

Policia e Shtetit, në kuadër të planit të posaçëm të masave për kapjen e personave të shpallur në kërkim kombëtar e ndërkombëtar, si rezultat i punës gjurmuese dhe hetimore, falë edhe bashkëpunimit të ngushtë me qytetarët, gjatë paradites së sotme, ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Selenica”.

Departamenti i Policisë Kriminale pas informacioneve të grumbulluara, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit, Forcat Speciale “Renea”, Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë dhe Prokurorinë e Krimeve të Rënda Tiranë, në kuadër të operacionit ” Selenica “, si rezultat i ndërhyrjes profesionale ka bërë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të personit me rrezikshmëri shumë të lartë shoqërore, Tesi alias Tesilvan Basho, 38 vjeç, banues në Selenicë, Vlorë.

Ky shtetas në momentin e ndërhyrjes së Policisë ka tentuar të reagojë dhe të largohet, por falë veprimeve profesionale të Policisë është neutralizuar dhe vënë në pranga.

Po gjatë operacionit të paradites së sotme, forcat e Policisë kanë bërë të mundur kapjen dhe ndalimin edhe të shtetasit Satilno Basho, 33 vjeç, banues në Vlorë, vëllai i Tesi Bashos. Për këtë shtetas kishte urdhër-ndalimi nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, i dyshuar për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie”.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular