Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur këtë mbrëmje në Ballsh të Mallakastrës. Një grua e moshuar 60 vjeçe ka tentuar t’i vendosë flakën me benzinë komshies, kurse pas kësaj ka tentuar të djegë edhe veten. Gruaja dyshohet se vuante nga probleme psikologjike. Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje.
Njoftimi i policisë:
Mallakastër
Informacion paraprak
Patrulla e policisë në Ballsh bën të mundur që një shtetase mos të pësonte dëmtime të rënda pas flakës që i kishte vënë vetes.
Sot rreth orës 18:15, në qëndër të qytetit të Ballshit, shtetësja P.T, 60 vjeçe, dyshohet se pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka spërkatur me benzinë dhe ka tentuar t’i veri flakën komshies së saj, shtetases E.Xh, e cila ka arritur të largohej.
E ndodhur në gjëndje të rëndë psikologjike, shtetasja P.T ka hedhur benzinë në trupin e saj dhe ka ndezur çakmakun për t’u vetëdjegur.
Ndërhyrja e patrullës së policisë bëri të mundur që shtetasja P.T të mos pësoi dëmtime të rënda duke fikur menjëherë zjarrin.
60-vjeçarja u transportua me ambulancë për në Spitalin Rajonal Fier dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashte rrezikut për jetën. Dyshohet se kjo shtetase vuan nga depresioni. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.