Marsida Qatja është marrë zyrtarisht nën hetim nga prokuroria e Durrësit. Sipas AbcNeës ajo akuzohet për përdorim dhe mbajtje të lëndëve narkotike në bazë të nenit 285/a të Kodit Penal.
Sipas këtij neni, “ndalohet përshtatja ose lejimi për përshtatjen e lokalit, banesës, për grumbullimin e personave me qëllim që ata të konsumojnë substanca narkotike”. Personat që kryejnë shkeljen e kësaj vepre penale rrezikojnë deri në 5 vjet burg.
Marsida Qatja është marrë disa herë në pyetje në prokurori, për shkak të dëshmive kontradiktore që ka dhënë për ngjarjen e rëndë kriminale që ndodhi në banesën e saj në Kavajë, ku mbeti i vdekur Dritan Hoxhalli dhe u plagos Bledar Toçi.
Ndryshe nga sa ka thënë publikisht, 30-vjeçarja ka pohuar para oficerit të Policisë Gjyqësore se është përdoruese e drogës dhe në raste të caktuara ka përdorur edhe kokainë. Ajo ka theksuar se edhe natën kur ndodhi ngjarja, ka marrë kokainë, të cilën e kishte sjellë miku i saj.