BallinaAktualitetFlamur Noka: Protesta e banorëve të "Unazës së Re" do të vazhdojë...

Flamur Noka: Protesta e banorëve të “Unazës së Re” do të vazhdojë për të mbrojtur shtëpitë e tyre

spot_img
spot_img

Protesta e banorëve të “Unazës së Re” do të vazhdojë për të mbrojtur shtëpitë e tyre nga kusarët dhe batakçinjtë e megaskandalit dhe aferës korruptive të Edi Ramës.

DEKLARATË NGA GJYKATA PENALE, FLAMUR NOKA

Saga e persekutimit nga ana e qeverisë vazhdon. Fakti që sot jemi të gjithë para gjykatës në pritje të së drejtës së këtyre banorëve tregojnë se hakmarrja e kësaj qeverie dhe Edi Ramës ndaj Klevis Balliut dhe banorëve të “Unazës së Re”, që i hoqën nga duart një megaaferë korruptive, ku sot ai shpresonte të kishte në llogari bankare në Amerikë, miliona euro, të përfituara nga kjo, vazhdon. Me sa duket nuk ka të ndalur kjo hakmarrje. Banorët e Unazës së Re dhe deputeti Balliu përndiqen nga ana tjetër nuk ka asnjë para drejtësisë nga ata që organizuan këtë megavjedhje dhe këtë megaskandal. Sado të përpiqet Edi Rama së bashku me bandën e tij të nënshtrojë banorët e “Unazës së Re” do ta ketë të pamundur. Ata sot kanë kauzën më të drejtë që mund të ketë qytetari në demokraci. Kauza e tyre është e shenjtë dhe qëndresa e tyre ka bërë që sot në sytë e shqiptarëve të jenë heronj të shtëpive të tyre.

Pyetje: A do të vazhdojë protesta e tyre?

Flamur Noka: Protesta e tyre do të vazhdojë depse është një protestë e ligjshme. Ata kanë njoftuar çdo ditë pranë policisë, dhe fakti që ata janë përp[jekur t’i akuzopjnë për bllokim rrugësh, është përgjegjësi e policisë, sepse policia duhej të kishte marrë masa, dhe nuk ka marrë.

E drejta e tyre është e shenjtë dhe duhet të triumfojë. Sepse koha mund të jetë sot e baktaçinjëve dhe hajdutëve, por e drejta është e shqiptarëve dhe e qytetarëve të lirë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular