Rrëfimi i Evës, vajzës shqiptare që i ati e çoi në Siri në moshën 8-vjeçare, ngre pikëpyetje të përpjekjeve të shtetit shqiptar për ta kthyer atë në atdhe.
Ndërsa, daja i 14-vjeçares tregon se në 6 vite ndërhyrja e shtetit shqiptar ka qenë e vonuar pasi nuk ka pasur rezultat. “Si ka mundësi, pyet Agim Ndregjoni, se shtetasit e Kosovës janë bashkuar me familjet, ndërsa nipi dhe mbesa e tij ende jo kur të gjithë ishin në të njëjtin kamp?
E ndërkaq e ëma e fëmijëve që gjenden në kampin Al Hol, ka dëgjuar për herë të fundit zërin e Evës që sot quhet Sara në muajin shkurt. “Unë nuk kam telefon, ai telefoni ishte i asaj kosovares. Ajo kosovarja ka ikur dje me gjithë të tjerat. Prandaj s’kam qysh flas. Nuk kam as telefon , asgjë. Ndaj sot erdha te këto rusët t’iu lajmëroja”, thotë vajza.
Komunikimi i fundit me vajzën , familja Dumani e ka patur mbrëmjen e të hënës ku paralajmëronte rrezikun që e priste nga sulmi turk në Siri dhe zhvendosja e tyre nga autoritetet kurde./ TCH