Ambasada amerikane në Tiranë ka një tjetër këshillë për aplikantët e lotarisë. përmes një statusi në facebook, Ambasada Amerikane shkruan se askush nuk duhet të paguajë dikë për të kryer regjistrimin për lotarinë DV-2020.
“Ju nuk keni nevojë të paguani dikë që t’ju kryejë regjistrimin për lotarinë. Bëhuni eksperti i vetes tuaj këtë vit duke parë videon ilustruese këtu”, shkruhet në postimin e ambasadës, bashkëngjitur videos udhëzuese se si mund të regjistrohesh në lotari.