BallinaAktualitetRama flet nëse Shqipëria do të shkojë në zgjedhje të parakohshme

Rama flet nëse Shqipëria do të shkojë në zgjedhje të parakohshme

spot_img
spot_img

Ndryshe nga kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev që tha se do të çonte vendin në zgjedhje nëse nuk hapeshin negociatat, kryeministri Edi Rama as që e mendon këtë. I pyetur në emisionin “Open” pas kthimit nga Brukseli, Rama tha se s’ka arsye për të shkuar në zgjedhje, madje ka bërë ironi për këtë.

“Maqedonia e Veriut ka ndryshuar emrin dhe ka bërë diçka që e kanë kërkuar ata. Ka bvërë një sakrificë për ata. Duke kërkuar hapjen e negociatave, Zaev ka thënë që të shkojë në referendum nëse nuk merr një dritë jeshile nga BE.

Ne jo vetëm që nuk do shkojmë në zgjedhje të parakohshme, por do të ecim përpara. Në 19 dielli do të lindë përsëri.

Shqipëria nuk ka pse shkon në zgjedhje sepse Shqipëria nuk ka lënë gjë pa bërë këtij procesi. Nëse zgjedhjet e parakohshme në Shqipëri do zgjidhnin përplasjet mes Gjermanisë dhe Francës unë do të mendoja. Nëse përfshirja në zgjedhje e Nardit dhe Dashit do zgjidhte problemin mes Merkelit dhe Makronit unë do bëja gjithçka” – tha Rama.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular