Nëse Shqipëria dështon të marrë një PO për negociatat ditën e nesërme, ish-deputeti Dashamir Shehi i ftuar në RTV Ora thotë se përgjegjës kryesor është kryeministri Rama.
Dashamir Shehi: Ky që është në qeveri, puna e parë duhet të lidhë ato atletet e bardha dhe të largohet.Ky është reflektimi, mesazhi dhe sinjali.
Një premtim të tillë për dorëheqje e ka ndërmarrë Zoran Zaev.
Shehi: Qenka më i mençur ai.
Ndërsa Rama ka thënë se dielli do të lindë sërish me 19 tetor.
Shehi: Për Ramën lind dielli dhe lind gjithmonë te shtëpia e tij. Situatë më të rëndë Shqipëria e këtyre 30 vjetëve ti prehet shpresa p[othuajse definitive, ka një problem të madh nëse na përzënë dhe këtë radhë. Europa po përgatit një strategji të re për zgjerimin sipas modelit fgrancez, të thellojmë bashkëpunimin këto që jemi.Të bëjmë një Europë politike dhe pastaj të zgjerohemi, i bie që kjo punë të shkojë pas 10 vite, një histori shumë e gjatë dhe e trishtueshme për Shqipërinë. Është sinjal shumë i rëndë dhe i keq, pa një përmbysje të madhe nuk mund të ringrihet shpresa për Shqipërinë.
Megjithatë kreu i LZHK-së për këtë vendimarrjen e 18 tetorit është mes shpresës dhe frikës.
Shehi: Si shqiptar i thjeshtë shpresoj që të dalë skenari gjerman, akoma. Kam një shpresë. Kjo është formula më e mirë për Shqipërinë, na e lë derën pak hapur dhe i vë 9 kushte kësaj qeverisje mizerabël që kemi ne. Me ato kushte mund të bëhemi çerek shteti dhe do ishte shans i madh për Shqipërinë. Por kam frikë se do të dominojë teza franceze, që këto të rrinë përjashta. Ky njeri do të bëjë sipas qejftit se nuk ka kush e kontrollon më, Ballkani Perëndimor të bie nën presionin e rusëve, turqve dhe kinezëve. Realiteti shqiptar ëdhtë i kërcënuar në radhë të parë nga influencat turke.