BallinaKryesoreVIDEO/Flet kryeministri i Holandës: Për Shqipërinë është një “JO” e qartë

VIDEO/Flet kryeministri i Holandës: Për Shqipërinë është një “JO” e qartë

spot_img
spot_img

Liderët e vendeve anëtare të BE janë mbledhur në Bruksel në samitin që pritet të marrë edhe vendimin final sa i përket çeljes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Mbrëmjen e së enjtes ata u mblodhën në një darkë pune ku një nga çështjet në tryezë ishte hapja e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Por pas Vetos së presidentit francez Emmanuel Macron, të njëjtën gjë bën edhe kryeministri i Holandës, Mark Rutte. Në një konferencë për mediat, ai u shpreh se për vendin tonë Holanda ka një “JO” të qartë.

“Ju e dini pozicionin tonë. Për Shqipërinë është një “JO” e qartë. Në qoftë se shikon çfarë do të ndodhë nuk ka avancime ose ndryshime. Në qoftë se shikoni Maqedoninë e Veriut, ata janë në një pozicion më të mirë se Shqipëria. Kanë ndodhur shumë gjëra, por edhe aty ka shumë detyra për tu përmbushur.

Po gjykimi im është se, do të ketë një “JO” për të dyja vendet. Për Shqipërinë, parlamenti im ka dhënë një “JO” të qartë, me të cilën unë bie dakord. Për Maqedoninë e Veriut me pak eksplicite, por kanë ende shumë punë për të bërë”, – u shpreh para mediave kryeministri holandez.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular