Basha: Në qeverinë e Ramës Shqipëria bëri hapa prapa. Kushtet u shtuan nga 5 në 9.
Dokumenti gjerman është udhërrëfyesi për hapjen e negociatave. Ne donim një rezultat ndryshe sot, por nuk prisnim më mirë sesa vendimi i Bundestagut për të marrë një Po pa kushte, siç mund të kishte marrë Maqedonia. Kushtet ishin 5, u bënë 7, u bënë 9, sepse Shqipëria po bën hapa prapa. Dy kushtet e reja të Bundestagut kanë të bëjnë me procedimin penal të personave për blerjen e votave dhe zgjedhje sipas një kodi të miratuar me konsensusin e forcave politike. Shkaku është se kryeministri aktual vuri fatin e tij, të kriminelëve dhe oligarkëve të tij mbi fatin europian të Shqipërisë.
Ka një përpjekje për ta shitur atë të sotmen si një përplasje mes vendeve të BE dhe jo si një keqqeverisje. Në këtë gjendje nuk ta hap askush derën e negociatave,. Këtë ta thotë edhe qytetari më i zakonshëm në fshatin më të largët, sepse vendi nuk po qeveriset, por po sundohet. Kjo është e vërteta.
1 orë e gjysëm që sapo kaloi ishte harxhimi më i madh i kohës për këdo që e ndoqi. Unë nuk pata nevojë, sepse e di çfarë propagandon. Sapo kam mbërritur ng Berlini me informacionet më të freskëta në lidhje me këto çështje.