Spiegel i jep sidomos zë disa tifozëve që kanë folur për revistën, teksa njëzëri janë të mendimit se “u godit Shqipëria sepse vend i vogël dhe duhet të bëhej shembull nga UEFA”. Plot 53 ndeshje të trukuara dhe dënim.
“I gjithë qyteti ishte i shokuar, tronditur!”, shprehet Edvini, që flet anglisht dhe që është fans i çmendur i Skënderbeut, një qytet me 50 mijë banorë.
Për shumë kohë, Skënderbeu ka qenë një skuadër që luftonte mes mesit të tabelës dhe mbijetesës, por me ardhjen në drejtim të Agim Zeqos, gjërat ndryshuan dhe erdhën trofetë dhe prestigjizi, përveç se arritjes së madhe historike të futbollit shqiptar me dy herë pjesëmarrjet në grupet e Europa League.
“Nuk po them që nuk ka pasur manipulime, trukime etj, por jo aq ekzagjeruar sa është thënë dhe për sa na kanë dënuar dhe akuzuar! Frika është që pas një viti dritat të mbyllen dhe këtë skuadër ta braktisin”.
Spiegel bën edhe një përshkrim të situatës se si u prit në qytet përpara se CAS të merrte vendimin e kështu me rradhë.
Edvini, tifozi i Korçës, shprehet se “problemi është përfshirja e politikës me bastet, drogën dhe mafien! Nëse menaxhohet kjo situatë, shpëtojmë, nëse dalim jashtë këtyre. Nëse jo, atëherë futbolli në Shqipëri do të vdesë”.