BallinaAktualitetFOTO/Betohet para Presidentit Meta anëtari i parë i Gjykatës Kushtetuese

FOTO/Betohet para Presidentit Meta anëtari i parë i Gjykatës Kushtetuese

spot_img
spot_img

Gjykata Kushtetuese drejt plotësimit të saj. Pak ditë pas dekretit të Kreut të Shtetit, në Institucionin e Presidentit të Republikës, në prani të përfaqësuesve të institucioneve të pavarura, ambasadorëve si dhe përfaqësuese të vendeve të Bashkimit Europian dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, u zhvillua sonte ceremonia e betimit para Presidentit të Republikës Ilir Meta, të anëtarit të parë të Gjykatës Kushtetuese, Gjyqtarit z.Besnik Muçi.

Pas ekzekutimit të himnit kombëtar dhe leximit të dekretit, Gjyqtari Muçi, duke vendosur dorën mbi Kushtetutën e Shqipërisë, u betua duke u zotuar se do t’i qëndrojë besnik Kushtetutës.

“Betohem se gjatë kryerjes së detyrave të mia do t’i qëndroj kurdoherë besnik Kushtetutës së Republikës të Shqipërisë!”, tha ai.

Presidenti Meta duke i dorëzuar Gjyqtarit Muçi dekretin e emërimit në këtë detyrë shumë të rëndësishme, i uroi suksese dhe punë të mbarë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular