Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mëngjesin e sotëm, në rrugën “Siri Kodra”, ku shpërtheu me lëndë plasëse një makinë.
Raportohet se makina në pronësi të shtetasit Artion Bylyku ka shpërthyer, sapo ai ka hapur derën e mjetit. Për këtë arsye, dyshohet se mekanizmi shpërthyes ka qenë i lidhur me derën, ndërsa ka një sasi e vogël, pasi ka dëme të vogla materiale.