BallinaKronikeTenton të arratiset nga burgu i sigurisë së lartë vrasësi Gëzim Toma

Tenton të arratiset nga burgu i sigurisë së lartë vrasësi Gëzim Toma

spot_img
spot_img

Tenton të arratiset nga burgu i sigurisë së lartë në Peqin shtetasi Gëzim Toma. Ky i fundit akuzohet për vrasje, vjedhje me dhunë dhe arratisje nga burgu i Drenovës pak vite më parë.

Kush është Gëzim Toma:

I arratisuri, Gëzim Toma, 31 vjeç, rezulton një ndër të dënuarit e fundit për vrasje me dashje. Ai është dënuar për vrasjen e Fatos Daxhës, 25 vjeç, në Krastë të Martaneshit. Sipas të dhënave, Toma ka akuzuar fqinjin e tij, Daxha, se i kishte vjedhur drutë e zjarrit që ai kishte sistemuar në oborrin e pallatit. 25¬vjeçari Daxha nuk e ka pranuar akuzën dhe i është lutur disa herë fqinjit ta linte të qetë në hallin e tij.

Megjithëse reagimi i Daxhës ka qenë mjaft i butë, dëshmitarë okularë në vendin e ngjarjes kanë parë momentet e tmerrit. Gëzim Toma ka lënë sheshin para pallatit dhe është ngjitur në shtëpinë e tij, duke dalë prej andej me një thikë të madhe në dorë. Personat që kanë parë ngjarjen nuk kanë guxuar të ndërhyjnë për të ndalur krimin, pasi sipas tyre Toma ishte shumë i xhindosur dhe i është vërsulur komshiut, duke e goditur me thikë disa herë në trup. Toma kishte pak kohë që ishte transferuar në burgun e Drenovës dhe duket se ishte miqësuar me grupin e shkodranëve, me të cilët ka planifikuar arratisjen.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular