BallinaKryesoreDështimi me negociatat, reagon kreu i PLL Shpëtim Axhami: Faji kërkohet të...

Dështimi me negociatat, reagon kreu i PLL Shpëtim Axhami: Faji kërkohet të vetja, Rama të ik

spot_img
spot_img

Edhe Partia Lëvizja e Legalitetit ka reaguar përmes një deklarate për shtyp ku  me keqardhje, po përcjellë këto ditë vendimin e KE, për mos  hapjen e negociatave për Shqipërinë. Në deklaratën e kreut të PLL Shpëtim Axhami: “Vetëm zhvillimi i zgjedhjeve të parakohshme do të mundësonte një shpresë të re për shqiptarët. PLL falenderon gjithë faktorët e jashtëm sidomos ato të ShBA-ës që gjithmonë kanë dhënë ndihmesat e tyre për të ndihmuar në të gjitha format vendin tonë në situata të tilla”.
Deklarate për shtyp
Partia Lëvizja e Legalitetit, me keqardhje, po përcjellë këto ditë vendimin e KE, për mos  hapjen e negociatave për Shqipërinë.
Për PLL,  shkaku duhet kërkuar brenda vetes dhe jo nga të tjerët.
Për PLL, shkak i këtij vendimi, është keqqeverisja Rama duke mos plotësuar kërkesat e parapërcaktuara më parë.
Çdo argument tjetër për një vendim të tillë, direkt apo indirekt e ka burimin tek kriza ekonomike, politike dhe e besimit të shkaktuara po nga kjo klasë politike aktuale.
Në këtë situatë, krizat vazhdojnë të thellohen, ku çdo qytetarë shqiptarë vazhdon gjithnjë e më shume zhgënjimin dhe varfërimin e tij.
Prandaj është akute dhe e domosdoshme, për të vlerësuar me seriozitet dhe përgjegjshmëri kombëtare këtë këtë situatë.
Mazhorancës qeverisëse, të kapur nga korrupsioni dhe krimi, tashmë nëse i ka ngelur sado pak shenjë demokracie brenda saj, i duhet të jap dorëheqjen nëpërmjet KM Rama.
Jo pak përgjegjësi bie mbi ne, opozitën aktuale, ne duhet te intensifikojmë aksionin tone deri në maksimum me të gjitha format  për të bërë të mundur largimin e kësaj qeverie, kryerjen e reformës zgjedhore dhe zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme.
Vetëm zhvillimi i zgjedhjeve të parakohshme do të mundësonte një shpresë të re për shqiptarët.
PLL falenderon gjithë faktorët e jashtëm sidomos ato të ShBA-ës që gjithmonë kanë dhënë ndihmesat e tyre për të ndihmuar në të gjitha format vendin tonë në situata të tilla.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular