BallinaKronikeDETAJET/U hodh në erë me C4 makina e blinduar, si shpëtoi pronari...

DETAJET/U hodh në erë me C4 makina e blinduar, si shpëtoi pronari që ishte brenda. Një pjesë e eksplozivit…(FOTOT)

spot_img
spot_img

Një makinë luksoze e blinduar u hodh në erë mëngjesin e djeshëm me eksploziv C4, por fatmirësisht pronari që ishte brenda në mjet nuk u lëndua. Ngjarja ndodhi rreth orës 07:10, në rrugën “Siri Kodra”, përballë ish-Frigoriferit, në Tiranë, kur i dëmtuari Artion Bylyku, 52 vjeç, sapo kishte hipur në makinën e tij tip “Mercedes Benz S Class”.

Burime nga Policia thanë dje se shpërthimi i fuqishëm ka ndodhur nga aktivizimi në distancë i një sasie të konsiderueshme eksplozivi C4, që ishte vendosur në pjesën e përparme të makinës. Por, gjatë këqyrjes së mjetit nga ekspertët kriminalistë, u zbulua edhe një tjetër sasi eksplozivi në pjesën e pasme, poshtë bagazhit, që fatmirësisht nuk ishte aktivizuar.

 

WhatsApp-Image-2019-10-18-at-07.34.24

Ekspertët e Xhenios bënë shpërthimin e kontrolluar të pjesë së mbetur të tritolit dhe më pas kryen veprimet e tjera hetimore në vendin e ngjarjes. Ndërsa oficerët e Krimeve të Rënda morën në pyetje pronarin e makinës, i cili për fatin e tij të mirë shpëtoi pa lëndime serioze, për shkak se mjeti i tij ishte e blinduar. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, duke sekuestruar fillimisht pamjet e kamerave të sigurisë përreth zonës ku ndodhi shpërthimi.

“Në rrugën ‘Ramazan Bogdani’, në automjetin në pronësi të shtetasit A.B. dyshohet të ketë shpërthyer një sasi e dyshuar lëndë plasëse. Si pasojë e shpërthimit nuk ka dëme në njerëz, por vetëm disa dëme materiale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, ku po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, tha zyrtarisht Policia.

artion btylyku

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular