Shembet diga në minierën e arit, të paktën 15 minatorë humbin jetën

4
188

Të paktën 15 minatorë kanë ndërruar jetë pas shembjes së një pende në një minierë të arit në rajonin e Siberisë të quajtur Krasnoyarsk Krai, deklaruan autoritetet e Situatave Emergjente të Rusisë.

Reshjet e mëdha të shiut kanë shkaktuar rrëshqitjen e pendës duke shkaktuar dëme viktima dhe dëme të mëdha.

Ministria e Shëndetësisë në Rusi, tha se 14 minatorë u dërguan në spital dhe tre të tjerë kanë pësuar lëndime. Komiteti Hetues i Rusisë, tha në një njoftim se ka hapur hetimet për kanosje të rrezikut në minierën e arit.

Sipas agjencisë së lajmeve AFP, penda ika takuar kompanisë Sibzoloto, e cila nuk është deklaruar për rastin deri më tash. Më shumë se 270 persona janë përfshirë në operacion të kërkim-shpëtimit.

Më 2009, 75 persona kishin mbetur të vdekur nga një vërshim i madh në termocentralin hidroelektrik në Khakassia të Siberisë./REL

4 KOMENTET

  1. … [Trackback]

    […] Find More Information here on that Topic: startnews.news/2019/10/19/shembet-diga-ne-minieren-e-arit-te-pakten-15-minatore-humbin-jeten/ […]

Comments are closed.