BallinaRajoniZëri i Amerikës: Vetëvendosje dhe LDK takohen për koalicionin e mundshëm qeverisës

Zëri i Amerikës: Vetëvendosje dhe LDK takohen për koalicionin e mundshëm qeverisës

spot_img
spot_img

Përfaqësues të lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës u takuan të premten në përpjekje për të afruar qëndrimet e tyre për një koalicion të mundshëm qeverisës. Të dy partitë angazhuan zyrtarët e tyre për të shqyrtuar mundësinë e përafrimit të programeve të tyre që do t’i hapte mundësi pastaj arritjes së një marrëveshjeje për bashkëqeverisje.

Në një komunikatë të lëshuar nga dy partitë thuhet se “grupet punuese u dakorduan lidhur me përmbajtjen dhe parimet e marrëveshjes për bashkëqeverisje dhe se në këtë takim janë shqyrtuar temat kryesore politike dhe reformat kyçe sektoriale të cilat e presin qeverinë e re”.

Glauk Konjufca nga lëvizja Vetëvendosje tha se takimi ndërmjet dy partive ishte i frytshëm dhe është përqendruar për nevojën e ndërmarrjes së reformave të brendshme.

“Gjëja më e mira e cila do të mund t’i kontribuonte kësaj atmosfere shumë të mirë të bashkëpunimit me të cilën filluan takimet tona do të ishte një farëlloj mirëbesimi që e kemi ne në trajtimin e temave, kështu që krejt çfarë do të mund të thoja sot është se ne kemi nevoja të shumta për reforma në drejtësi, arsim, në shëndetësi, në administratë, pra është folur më shumë për reformat sektoriale për të cilat ne kemi nevojë. Nuk është folur as për ministri, as për ndarje të sektorëve të ndryshëm”,tha zoti Konjufca.

Sipas rezultateve paraprake lëvizja Vetëvendosje kryeson në këto zgjedhje e pasuar nga Lidhja Demokratike.

Megjithëse të dy subjektet ishin dakorduar për bashkëqeverisje, Lidhja Demokratike e Kosovës ka thënë se nuk do të diskutoj në nivel të lartë politik me Vetëvendosjen pa u certifikuar rezultatet e zgjedhjeve, një proces ky që mund të zgjasë me javë për shkak të problemeve që u shfaqën në rinumërimin e vendvotimeve dhe në procesin e numërimit të votave nga Serbia, i cili u ndërpre për shkak se zyrtarët që hapën votat u ankuan pë alergji.

Qendra për Numërim dhe Rinumërim tashmë ka filluar rinumërimin e votave të 530 vendvotimeve të cilat kanë mospërputhje së të dhënave të kandidatëve dhe subjekteve politike.

Me gjithë parregullsitë e shfaqura, zgjedhjet e 6 tetorit sipas vëzhguesve ndërkombëtarë dhe vendor ishin udhëhequr mirë dhe në mënyrë transparente në pjesën më të madhe të vendit, ndërsa shënuan edhe ndryshim të madh në skenën politike.

Qeveria e re pritet të përballet me sfida të shumta sikurse të brendshme po ashtu edhe të jashtme, posaçërisht në gjetjen e mënyrës për të ripërtërirë bisedimet për një marrëveshjeje normalizimi marrëdhëniesh me Serbinë./VOA

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular