Një aksident tragjik i mori jetën një ushtaraku mbrëmjen e kaluar brenda tunelit në aksin Tiranë-Elbasan. Viktimë e aksidentit mbeti 37-vjeçari Elton Maçolli, vëllai i deputetes së PS-së Blerina Gjylameti.
Deputetja e PS-së, Blerin Gjylamenti, ka reaguar sot për ngjarjen tragjike, ndërsa mes rreshtave shpreh dhimbjen e madhe që ka kapluar atë dhe familjen e saj për humbjen e vëllait.
“Me thërmove zemrën në 1000 pjesë o Tonce. Thonë që zoti zgjedh më të mirët , por a nuk kishte marrë mjaftueshëm tek unë ?”, ka shkruar Gjylameti.
Vëllai i deputetes humbi jetën pasi makina e tij shpërtheu në flakë teksa u godit nga një kamion brenda tunelit. Shpërthimi i fortë pas goditjes i mori jetën 37-vjeçarit. Dhimbja merr përmasa më të madha për deputeten e PS, e cila një vit më parë humbi një tjetër famijar dhe ajo ishte motra e saj e madhe.