Kreu i Vetëvendosjes Albin Kurti është i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin ‘Çim Peka Live’ në SYRI TV dhe SYRI.net.
Që në nisje të intervistës, gazetari Peka e ka pyetur Kurtin në lidhje me aksidentin e ndodhur mbrëmjen e djeshme në autostradën Tiranë-Durrës.
Kurti ka treguar edhe rrethanat, ndërsa është shprehur se ka lënduar vetëm brrylin.
‘Ishim duke udhëtuar për në Tiranë për të festuar fitoren.
Para nesh kishim një makinë policie, e cila goditi një makinë tjetër. Ne goditën makinën e policisë dhe makina pas nesh na goditi.
Gjithsesi nuk pësuam lëndime. Unë kam dëmtuar vetëm pak brrylin, por duke qenë se unë nuk jam njeri i brrylave kjo nuk është problem’, është shprehur Kurti.